20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Shtyhen masat për të pavaksinuarit, për momentin ka 8281 raste aktive

Shkup, 24 nëntor – Vendimi për masat e propozuara për të pavaksinuarit do të merret në seancën e ardhshme të qeverisë, në të cilën do të duhet të shqyrtohen edhe kërkesat e sindikatave. Vendimi për masat që do të diskutohej dje është shtyrë pas aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 qytetarë tanë.

Me propozim masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundjet Infektive parashikohet që të gjithë punonjësit në sektorin publik, në vetëqeverisjen lokale, të gjitha institucionet, gjatë shkuarjes në punë të tregojnë të paktën një vaksinë ose të kenë PCR test negativ që do të jetë e vlefshme për të paktën 72 orë, dhe do të bëhet me shpenzime personale. Ata që janë infektuar me virusin do të duhet të paraqesin një certifikatë për kalimin e kovid-19, jo më e vjetër se 45 ditë dhe nëse nuk mund ta marrin vaksinën, duhet të kenë një certifikatë nga një specialist. Gjithashtu, propozohet që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe masat të hyjnë në fuqi 10 ditë pas miratimit të tyre nga Qeveria, në mënyrë që qytetarët të kenë kohë për t’u vaksinuar dhe 30 ditë për punonjësit shëndetësorë që ende nuk janë vaksinuar.

Sindikatat pardje në takim me ministrin Venko Filipçe kërkuan dy ditë pushimi me pagesë pas vaksinimit, testimi PCR për ata që nuk duan të vaksinohen të jetë në kurriz të punëdhënësit, si dhe të zgjatet deri në 15 ditë kur Masat do të hyjnë në fuqi, në vend të 10 ditëve të propozuara nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive. Sipas njoftimeve, kërkesat e tyre duhet të shqyrtohen në seancë të Qeverisë.

Në kushte kur vaksinimi kundër KOVID është falas, ndërsa disa punëtorë të caktuar megjithatë nuk e shfrytëzojnë këtë përfitim, sjellja e vendimit eventual nga Qeveria me të cilin punëdhënësit do t’i mbulonin shpenzimet për testet PCR për punëtorët të cilët nuk dëshirojnë të vaksinohen do të ishte tërësisht i palogjikshëm, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm, vlerëson Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut (OPMV).

Sipas OPMV, është i papranueshëm edhe propozimi për dy ditë të lira të paguara për vaksinimin punëtorëve, pasi me këtë do të viheshim në gjendje të pabarabartë me ata punëtorë të cilët tashmë janë vaksinuar, ndërsa për të cilët paraprakisht nuk ka vlejtur ky përfitim.
OPMV propozon Qeveria të ndërmarrë masa të tjera me të cilat do të stimulohej imunizimi i popullatës, ndërsa jo e gjithë bara t’u bartet kompanive të cilat deri më tani në mënyrë konsekuente i kanë zbatuar të gjitha vendimet e organeve shtetërore kompetente dhe në tërësi sigurojnë zbatimin e protokolleve dhe masave parandaluese për mbrojtje nga KOVID gjatë procsit të punës.

Nga OEM apelojnë nëse miratohet propozimi i tillë shteti të mundësojë kontroll të lëvizjes së çmimeve, gjegjësisht ta përcaktojë çmimin më të lartë për testet e shpejta antigjene që punëtorët të mos kenë shpenzime të larta. Sipas Odës shpenzimi për testet nuk është obligim i kompanisë.

“Nëse punëtori vendos të vaksinohet nuk do të ketë shpenzime të tilla. Në të kundërtën, duhet të testohet, por me teste të shpejta, ndërsa jo me PCR, i cili është 10 herë më i shtrenjtë. Kjo asesi nuk do të thotë vaksinim i obligueshëm, as kurrfarë presioni në atë drejtim, por vetëm testim i shpejtë i obligueshëm, që është lloj i parandalimit. Nuk dikush nuk mund të vaksinohet për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk do t’i nënshtrohet testimit. Do t’i respektojë vetëm masat, tha nënkryetarja e Odës, Aneta Trajkovska dhe shtoi se qëllimi i propozimit të tillë është të sigurohet vazhdimësi e proceseve të biznesit.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.869 teste me çka janë regjistruar 490 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 484 pacientë dhe kanë vdekur 9 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve aktive të Kovid-19 në vend është 8281 nga të cilat numri më i madh 3831 është në Shkup. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 212.865, të shëruar 197.120, të vdekur 7.464. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.453.084 teste për Kovid-19.

Nga kompania farmaceutike Fajzer dje publikuan se vaksina e saj kundër Kovid-19 dha një përgjigje të fortë imune kundër sëmundjes gjatë hulumtimeve te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç. Mediat britanike duke e transmetuar qëndrimin e kompanisë theksojnë se dy doza të vaksinës Fajzer janë 100 për qind efektive kundër kovid-19, bazuar në matjet e bëra katër muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Fajzer planifikon, pas analizimit të të dhënave afatgjata, të aplikojë për miratimin e plotë të vaksinës për këtë grupmoshë në SHBA dhe në mbarë botën. Fajzer dhe BioNTek do të kërkojnë miratim për një dozë prej 30 mikrogramësh për fëmijët 12 vjeç e lart.

Deri më tani, vaksina është miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), por vetëm për përdorim urgjent në moshën 12 deri në 15 vjeç, ndërsa leja e plotë është dhënë për personat e moshës 16 vjeç e lart.

Related posts

Hulumtim: Më shumë televizione nuk kanë koncept të menduar për programin për fëmijë

admin

Dibër, dalja në votime deri në orën 13:00

admin

Deputetja Blerta Deliu e quan “terrorist” pjesëtarin e Grupit të Kumanovës, reagon Demë Shehu (Video)

admin