28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Shtetasit e Maqedonisë nga Gjermania kërkojnë thjeshtimin e procedurës për marrjen e pasaportave të Maqedonisë

Një bord iniciues i formuar nga shtetas të Maqedonisë që banojnë në Gjermani përmes një letre të hapur apelojnë për përmirësimin e shërbimeve në misionet diplomatike dhe konsullore të vendit dhe kërkojnë thjeshtimin e procedurës për marrjen e pasaportave të Maqedonisë.

“Përderisa rritet nevoja për informacion të saktë dhe të shpejtë, mënyra e funksionimit të misioneve diplomatike dhe konsullore mbetet e njëjtë. Ne i vlerësojmë shërbimet që i marrim prej tyre si të padenja dhe të pamjaftueshme për ne. Këto shërbime janë në nivel të vjetruar dhe nuk ofrojnë shërbim fleksibil, efikas dhe të denjë për qytetarët tanë në Gjermani. Dy problemet kryesore, për të cilat fillon kjo iniciativë janë procedura për vazhdimin e pasaportës dhe disponueshmëria e përgjithshme e informacioneve”, theksohet në letrën e hapur.

Autorët e letrës theksojnë se është pothuajse e pamundur të dorëzosh dhe marrësh pasaportë në ambasadën tonë, për shkak të procedurës së gjatë dhe të paqartë, kështu që ata shpesh janë të detyruar të fillojnë procedurën në vend, madje edhe në kohë pandemie dhe pengesa të tjera të paparashikueshme për udhëtimet ndërkufitare.

Ata kërkojnë krijimin e një qendre kujdestare, e cila do të punojë 365 ditë në vit dhe do të jetë e trajnuar dhe pajisur mirë për të siguruar informacione për qytetarët mbi gjendjen e kufijve, të drejtat e tyre, si dhe çdo informacion në lidhje me misionet diplomatike dhe konsullore, në dispozicion falas ose të ulët tarifor të numrit të telefonit fiks gjerman në gjuhën maqedonase, si dhe në gjuhët e kombësive që jetojnë në vend.

Për më tepër, ata kërkojnë të vendoset mundësia e paraqitjes së dokumenteve dhe marrja e pasaportls në misionet diplomatike dhe konsullore.

Bordi iniciues kërkon që pasaportat e përgatitura të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur me postë diplomatike, ndërsa Ministria të lidhë marrëveshje me linjat ajrore që do ta dorëzojnë postën, në mënyrë që pasaportat e përfunduara t’u dorëzohen qytetarëve në Gjermani personalisht ose me shërbimin korrier me postë të regjistruar , kështu që ata nuk kanë pse të udhëtojnë dy herë në PDK.

“Për atë qëllim, Ambasada në Gjermani të nënshkruajë marrëveshje me një nga shërbimet për korrieri që do të kryejnë dorëzimin. Kohëzgjatja nga paraqitja e aplikacionit deri në marrjen e pasaportës nuk duhet të zgjasë më shumë se dyfish në një zyrë pasaportash në Maqedoni”, shtohet në letër.

Ata kërkojnë krijimin e një këshilli të përbashkët midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, PDK-së dhe nismës së qytetarëve, i cili do ta monitorojë dhe do të bëjë rekomandime për përmirësimin e shërbimit të misioneve diplomatike dhe konsullore, të cilat do të mblidhen të paktën një herë në gjashtë muaj dhe do të përgatisin procesverbalet të cilat do t’i paraqiten Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Kërkesat bazohen në mënyrën e punës së shumë ambasadave në Gjermani, kështu që këto nuk janë kërkesa joreale. Ne besojmë se përdorimi i teknologjisë në dispozicion dhe stafit të trajnuar dhe të motivuar do të sigurojë një shërbim të denjë për qytetarët tanë”, shtohet në letrën e hapur.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com