1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Auto

“Shtëpia solare në rrota” fillon udhëtimin njëmujor, brenda saj ka shtretër – kuzhinë e tualet

Veturat elektrike çdo ditë e më shumë po fitojnë vëmendjen e opinionit, e një ekip i studentëve të Universitetit Eindhoven, ka bërë një hap para drejt të ardhmes – duke vendosur të fillojë rrugëtimin evropian me veturën solare.

Ky projekt është interesant për faktin se bëhet fjalë për veturën që në fakt përfaqëson “shtëpinë në rrota” dhe ofron një hapësirë për jetesë – ku brenda ka dush, shtretër, kuzhinë dhe sistemin “infotainment”, transmeton Telegrafi.

Shtëpia mobile e quajtur Stella Vita është dizajnuar nga një ekip i studentëve ambicioz të quajtur Solar Team, që punon që në të ardhmen njerëzimi të mbështes më shumë energjinë solare.

Deri më tani studentët kanë dizajnuar disa vetura me motor solar, përfshirë Stella Vie me pesë ulëse që lejohet të vozitet nëpër autostrada.

Mjeti më i ri solar i quajtur Stella Vita, gjithashtu lejohet të vozitet nëpër rrugë. Karakteristika kryesore e saj është kulmi që mund të zgjerohet falë sistemit elektrik.

Ky sistem shtyn kulmin larg, e dy panele shtesë dalin jashtë duke bërë që hapësira me panele solare të rritet në 17.5 metra katrorë. Brendësia është dedikuar për dy persona, për një jetë modeste – ku ka shtretër dhe kuzhinë e tualet me dush.

Sistemi infotainment është i lidhur me të gjitha pjesët e veturës dhe mund të shërbej si përcjellës i shpenzimit të energjisë. Ekipi i studentëve planifikon udhëtimit nga jugut i Spanjës, e udhëtimi i paraparë prej 2.896 kilometra do të zgjasë një muaj.

Studentët do të vizitojnë universitet me shpresën se do të frymëzojnë kolegët e tyre që t’i përkushtohen inovacioneve, ku synim kanë edhe takimet me politikanë me qëllim të promovojnë luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Ky mjet do të mund të përshkoj mbi 730 kilometra në ditë, por studentët planifikojnë të prodhojnë veturën e parë komerciale me motor që lëviz me energjinë e fituar nga panelet solare. /Telegrafi/

Related posts

Volkswagen do të prodhojë sivjet të njëjtin numër veturash si në vitin 1958

Admin

Aventador nuk është më në ofertën e Lamborghini

Admin

Chevrolet ngroh atmosferën përpara prezantimit të Corvette Z06

Admin

Volkswagen prezanton konceptin e robo-taksisë OnePod

Admin

Xiaomi nga viti 2024 fillon me prodhimin e veturave elektrike

Admin

Australiani u përpoq fizikisht të mbronte Toyota Supra

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com