22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Shtabi i krizës në mbledhje për të vendosur për masat e reja anti-covid

Shkup, 22 nëntor – Shtabi i Krizës sot duhet të mbajë mbledhje dhe të sjellë vendim se a do të pranojë rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI), që “nëpunësit shtetërorë të shkojnë me punë me test ose vaksinë”.

Nëse Shtabi i krizës e pranon rekomandimin e KSI-së, të njëjtin ia dorëzon në formë të propozimit Qeverisë e cila në seancën e nesërme duhet të sjellë vendim.

Për masën në fjalë pati kritika të shumta, pasi nga Sindikatat u vlerësua si “detyrim për t’u vaksinuar”.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka sqaruar se kjo masë nuk nënkupton detyrim, pasi sipas tij qytetarët mund të zgjedhin se a do të vaksinohen apo të dorëzojnë në punë test negativ për Kovid-19 çdo javë dhe gjithë kjo të jetë shpenzim i tyre.

Related posts

Tito Petkovski: Nuk duhen zgjedhje të parakohshme, Qeveria të vazhdojë me punë

admin

Buçkovski: Zgjedhjet në Bullgari janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe negociatat me BE-në

admin

Në Dibër sot votojnë personat e sëmurë dhe të pamundurit

admin