19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Shqiptarët në Mal të Zi kërkojnë zëvendës kryeministrin dhe ministrin për të Drejtat e Njeriut?

Dy listat shqiptare, për hyrje në Qeverinë e re të Malit të Zi, do të kërkojnë të ju takojnë vendi i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit për të Drejtat e Njeriut, shkruan gazeta Dan.

Më herët, Genci Nimanbegu nga Lista Shqiptare kishte thënë se përveç ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, të cilat do t’u mundësonin shqiptarëve të formonin klub të veçantë parlamentar, prioritetet e tyre janë gjithashtu të natyrës politike në interes të shqiptarëve.

Nimanbegu tha se disa nga kushtet që kanë, do të njoftohen nëse marrin ftesë për bisedime në formimin e Qeverisë.

Ai deklaroi me përfaqësuesit e shumicës së re parlamentare do të donin të flisnin për zhvillimin ekonomik, por edhe për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve.

Nimnbegu tha se ishin dakord me DPS-në për politikën e jashtme, por kishin përplasje kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik dhe të drejtat e shqiptarëve.

“Kemi pritur për 26 vjet për Komunën e Tuzit, e mos të flasim për centralizimin, sistemin shëndetësor ose planifikimin hapësinor. Pas shpalljes së zgjedhjeve, ne nuk kemi më detyrime të koalicionit ndaj DPS-së. Kemi detyrim vetëm ndaj votuesve dhe qytetarëve tanë që respektojnë programin dhe parimet tona politike”, thotë Nimanbegu.

Related posts

Miroslav Lajçak flet nga Vjena për dialogun: S’ka arsye për pesimizëm

NEFAIL EMINI

Vucic pas miratimit të rezolutës për Srebrenicës: Serbëve në Mal të Zi, iu them ‘kokën lart’

NEFAIL EMINI

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Turqisë

NEFAIL EMINI

Petar Petkovic: Kurti ia përsëriti disa herë Vuçiqit se Serbia duhet ta njohë Kosovën

NEFAIL EMINI

Bosnja mirëpritet rezoluta e Malit të Zi për Srebrenicën

NEFAIL EMINI

Petar Petkoviç: Vjosa Osmani në Turqi provokoi siç bën Albin Kurti

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More