-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Shqipëria, ndër 10 vendet me rënien më të madhe të turizmit në Evropë

Pandemia, si dhe masat që ka marrë Shqipëria për mbrojtjen nga virusi COVID-19, kanë bërë që 2020-a të jetë një ndër vitet më të vështira në sektorin e turizmit në Shqipëri, ku humbjet vlerësohen ndërmjet 1 dhe 1. 5 miliard eurove. Mbyllja e Shqipërisë, por edhe masat kufizuese që ndërmorën qeveritë e shumë shteteve paralizuan këtë sektor, duke krijuar efekt zinxhir edhe në falimentime e largime nga puna.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në muajt qershor, korrik, gusht, praktikisht gjatë gjithë kohëzgjatjes së sezonit veror, numri i netëve të qëndrimit nëpër hotele dhe struktura të ngjashme akomoduese ka rënë me 900 mijë, ose me rreth 50%. Kjo bën që Shqipëria të jetë ndër dhjetë vendet me dëmin më të madh të pandemisë në sezonin veror në Evropë, më saktësisht në vendin e 9-të.

Ndërkohë, paketat e ndihmës dhe hapja e sforcuar e kufijve ishin mekanizmat e vetëm që mund të rikuperonin humbjet, por efekti i tyre ishte minimal. Megjithatë, viti 2021 vjen me perceptime optimiste pas zhvillimit të vaksinave, edhe pse operatorët turistikë kërkojnë stimul të tretë për ringritjen. Në këtë kuadër, një përgjigje ka ardhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së Shqipërisë, e cila do të bashkëfinancojë projekte në sektorin turistik, duke vënë në dispozicion, për vitin e ardhshëm, një fond prej 30 milionë lekësh.

Sipas Ministrisë, do të mbështeten me fonde deri në masën 50% nga buxheti i shtetit ato projekte të cilat synojnë promovimin e destinacioneve turistike dhe të vlerave të veçanta të produkteve dhe atraksioneve turistike. /EuroNews

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com