11.8 C
Skopje, NM
24/09/2021
DailyNews.mk
Showbiz

‘Shqetësimet nisën në 12 të natës’ Jonida Vokshi tregon emocionet e lindjes së vajzës

Jonida ka folur për emocionet e lindjes së foshnjës.

Në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë e ftuar aktorja e njohur Jonida Vokshi e cila po ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës. Ajo ka dalë për herë të parë në ekran pasi është bërë nënë e një vajzë tre muaj më parë. Gjatë emisionit, Jonida ka treguar se karantinën dhe muajt e fundit të shtatzënisë i ka kaluar në Prishtinë, pranë bashkëshortit të saj Besnikut, por mendjen e kishte tek prindërit që ndodheshin në Tiranë.

Jonida ka folur edhe për momentin kur ajo lindi, ku ndodhej dhe ndjesit e para që ka përjetuar.

Rudina Magjistari: Si u ndjeve kur linde?

Jonida Vokshi: Unë jam kthyer nga Prishtina në muajin e 9-të. Kam mbajtur kontakte me doktoreshën time e cila më tha që të isha në Tiranë gjatë muajit të 9-të. Dukej sikur Emi nuk dëshironte të lindte. Kam qenë me Besnikun duke shijuar një gotë verë. Ishte ora 12 e natës kur më filluan shqetësimet e vogla. Kaloi ora 1:00, kontraksionet po shtoheshin dhe fola me doktoreshën e shkova në spital për t’u përgatitur.

Në orën 12 e 30 paradite erdhi në jetë Emi. Është kontakti i parë që ta japin në trup dhe ti qan që e solle shëndoshë e mirë. Unë kisha frikë sepse dëshiroja që e vogla të vinte e shëndetshme në jetë.

Rudina Magjistari: Si ndiheshe?

Jonida Vokshi: Nuk e shpjegoj dot njësoj, është shumë e çuditshme se si ti mendon 1001 gjëra në moment. Kur e pashë Emin, mu duk gjëja më e bukur në jetë. Është edhe frika, është e pabesueshme që ti sa je bërë mami të shoqëron ndjesia si do e ketë jetën, çfarë do ndodhë me të. 

Related posts

Dafina Zeqiri me plot elegancë në MPJ-në e Suedisë, nuk arrin të fitojë çmimin “Eksporti Muzikor i Vitit”

Admin

Luana Vjollca bëhet me shtëpi në Kosovë

Admin

Plas keq sherri mes Teas dhe Beartit, ish-e dashura e quan…

Admin

“Një ditë çdo gjë do ketë kuptim”, Fifi bën paralajmërimin e këngës së radhës me disa poza ngacmuese

Admin

Mozzik dhe Loredana vijnë me këngën e re “Immer wenn es regnet”

Admin

Amelia Hamlin vesh një rrjetë metalike të tejdukshme pas ndarjes nga Scott Disick

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com