2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Shporta minimale e konsumatorit më e lartë se paga mesatare

Shporta minimale e konsumatorit në shkurt ishte 33.702 denarë që nënkupton se aq para ishin të nevojshme që një familje katëranëtarëshe t’i përmbushë nevojat themelore mujore.

Në krahasim me pagën mesatare të paguar në dhjetor si e dhënë e fundit zyrtare nga Enti Shtetëror i Statistikës, shporta minimale e konsumatorit është për gati 5.500 denarë më e lartë.

Më së shumti para ose 14.078 denarë ishin të nevojshme për ushqim dhe pije, 10.825 denarë për nevojat e shtëpisë dhe 2.478 për transport, tregojnë të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila për çdo muaj e llogarit vlerën e shportës minimale sindikale. Për këpucë dhe veshmbathje ishin të nevojshme minimum 2.131 denarë, ndërsa për aktivitete kulturore vetëm 1.067 denarë.

Nga LSM para pak kohësh theksuan se paga mesatare mbulon rreth 70 për qind të shportës së konsumatorit. Për shkak të kësaj, kërkojnë me rritjen e pagës minimale, të rritet edhe paga minimale. Angazhim i LSM-së është që paga minimale të rritet në 60 për qind të pagës mesatare që, sipas sindikatës, është praktikë në shtetet evropiane

Related posts

Ministri Hoxha mori pjesë në konferencën “Bletaria e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”

Admin

Fillon zbatimi i Kodit të ri për menaxhim koorporues të shoqatave të listuara në Bursë

Admin

Një e treta e rrjetit të Telekomit gati për 5G

Admin

Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshjen prej 47 milionë euro për reformimin e ndihmave sociale

Admin

Ligjëratë “Bletari e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”

Admin

Zaev siguron: Çmimi i energjisë elektrike nuk ndryshon së paku deri në fund të vitit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com