9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Shpëtimi i turizmit, Greqia pranon turistët me pasaportën e vaksinimit

Sistemi ka nisur të funksionojë mëngjesin e të premtes dhe deri mëngjesin e të hënës janë lëshuar 55 mijë certifikata

Pak muaj par fillimit të sezonit turistik, Greqia bëhet një nga vendet e para të Bashkimit Evropian që lëshon një certifikatë vaksinimi kundër Covid 19.

Objektivi është ai i lehtësimit të udhëtimeve, me shpresën që brenda verës një pjesë e konsiderueshme e popullsisë botërore do të jetë e vaksinuar.

Për momentin në Greqi do të përdoret si certifikatë mjekësore, por qeveria greke shpreson se do të përdoret si dokument të paktën në nivel evropian.

Kryeministri Mitsotakis ka dorëzuar kërkesën në Bruksel. Certifikata duhet të përdoret si mjet për të lehtësuar lëvizjet dhe jo për të diskriminuar, këmbëngul Athina. Propozimi përqendrohet më shumë në pikat kufitare, në mënyrë që ata që kalojnë kufirin të lëvizin lirshëm dhe të mos kenë nevojë për karantinë nëse janë vaksinuar, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Mund të ketë dhe një korsi të veçantë brenda aeroporteve nëse dikush është i vaksinuar, që do të jetë e ndryshme nga ajo e personave që nuk janë vaksinuar.

Sistemi ka nisur të funksionojë mëngjesin e të premtes dhe deri mëngjesin e të hënës janë lëshuar 55 mijë certifikata.

Kjo e fundit merret vetëm pas dozës së dytë të vaksinës.

Qeveria greke beson se për sa i përket kalimit të kufijve, ka shumë optimizëm për aplikimin e këtij plani, pasi në rast të kundërt situata do të ishte absurde: dhe personat e vaksinuar do të duhej t’i nënshtroheshin testit ose karantinimit.

Certifikata greke ka ngjallur interesin e vendeve të tjera anëtare dhe në të ardhmen do të mundësohen marrëveshje dypalëshe në lidhje me këtë çështje.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com