9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Shkupi paralajmëroi finalizim të Planit të Aksionit me Sofjen, Bullgaria bën thirrje pr kthim drejt Marrëveshjes për miqësi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shfaqi pritje se në ditët në vijim do të vazhdojë komunikimi me palën bullgare dhe se do të finalizohet teksti I Planit të Aksionit, i cili është fokusuar në bashkëpunimin sektorial mes ministrive lineare. Në të njejtën kohë, kolegja e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva përsëriti se nuk është e saktë se Bullgaria e konteston identitetin maqedonas, duke bërë thirrje për kthim drejt Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mire dhe implementim të saj.

Osmani theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me Zaharievën, si dhe se po punohet në finalizim të tekstit të planit. “Jam në komunikim të vazhdueshëm me ministren Zaharieva, por shërbimet tona gjithashtu komunikojnë në pjesën e finalizimit të tekstit, dhe sepse finalizimi i tekstit është ende një proces kompleks sepse përfshin shumë institucione. Secili institucion në pjesën e tij duhet të thotë nëse është në rregull apo duhet të ketë ndryshime shtesë. Por mendoj se 99 për qind e atij plani veprimi që i përmban ato, përmban bashkëpunim tematik ose sektorial është finalizuar. Ne presim të finalizojmë pjesën tjetër dhe të caktojmë një datë, natyrisht në varësi të axhendave të dy qeverive dhe angazhimit të Qeverisë së Bullgarisë në lidhje me zgjedhjet,” tha Osmani kur u pyet se çfarë përmban Plani i veprimit në mënyrë specifike dhe kur takimi me Zaharieva për të përcaktuar datën e konferencës ndërqeveritare, transmeton Zhurnal.mk

I pyetur se cila është ajo një përqindje që nuk është harmonizuar nga Plani I Aksionit, Osmani sqaroi se dallimet janë teknike lidhur me propozimet.

“Megjithatë, nuk kemi dallime thelbësore sa i përket qasjes dhe sa i përket përmbajtjes që duhet të jetë pjesë e këtij plani veprimi në bashkëpunimin sektorial. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam optimist që në ditët në vijim do ta finalizojmë atë tekst”, tha shefi i diplomacisë.

Shpjegoi se në fazën e parë të dialogut kishte shumë emocione nga të dy palët, kështu që një qasje e re më racionale u afrua ku fokusi është në bashkëpunimin sektorial midis ministrive të linjës që do të përmirësojë jetën e qytetarëve në të dy anët e kufirit dhe kjo qasje është e përshtatshme dhe në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar në 2017.

I pyetur nëse në takimin me ministren Zaharieva do të diskutojnë politikisht, gjegjësisht nëse do të hapen pikat e diskutueshme, Osmani theksoi se të dy palët vazhdimisht diskutojnë në ato tema.

“Kuptohet se ne vazhdimisht I bisedojmë ato tema. Derisa ekzistojnë ato dallime ne duhet të bisedojmë, të vazhdojmë dhe kursesi nuk guxojmë të lejojmë kjo të shndërrohet në një konflikt të ngrirë në të cilin, siç patëm në situatat e kaluara të cilat vetëm do ta përkeqësojnë besimin dhe do t’I përkeqësojnë pikëpamjet për gjetjen e zgjidhjes”, thotë shefi I diplomacisë.

Lideri I VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski, nga ana e vet, kërkoi sqarim të tekstit të Planit të Aksionit, duke cekur se “sa më parë opinionit duhet t’I sigurohet teksti” I atij plani.

“Opinioni duhet të dijë se cili është plani i aktiviteteve me Bullgarinë. Sipas informacioneve tona, përveç çështjeve të identitetit, të cilat i përfshijnë traditën maqedonase, zakonet, gjuhën, historinë, ka edhe shumë çështje biznesi që janë pjesë e kësaj marrëveshje që është në tryezë”, tha Mickoski.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva në intervistë për zoom.mk vlerësoi se zgjidhja e problemit, mes dy vendeve është në kthim drejt Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mire dhe implememntim të saj.

Zaharieva potencoi edhe se nuk është e saktë se Bullgaria e konteston identitetin maqedonas. “Kjo është gënjeshtër”, thotë ministrja bullgare e Punëve të Jashtme.

“Ne e kemi thënë atë shumë herë dhe politikanët tuaj e dinë këtë. Por është më lehtë t’ia paraqesësh shoqërisë maqedonase dhe politikanëve evropianë se ne po kontestojmë identitetin juaj. Çështja nëse e kontestojmë identitetin u zgjidh me aktin e njohjes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, si vendi i parë”, deklaroi Zaharieva.

Ajo thotë se në Bullgari nuk ka asnjë qëndrim negativ ndaj qytetarëve të vendit dhe dëshiron që ata të qëndrojnë kështu. Zaharieva, megjithatë, beson se tani marrëdhëniet mes dy vendeve “nuk janë aq të këqija”, sepse Shkupi dhe Sofja po flasin, ndryshe nga periudha e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, kur, siç thotë ajo, “nuk kishte takime”. “Ne kemi probleme, kemi retorikë shumë të mprehtë publike, fjalim të papërshtatshëm, në të cilin mundohem të mos jem pjesë. Edhe kryeministri (Bojko Borisov) po ashtu. Thirrja ime është që të mos flasim përmes mediave, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, kemi telefona. Ne gjithmonë mund të dëgjojmë njëri-tjetrin, ne gjithmonë mund të shohim njëri-tjetrin”, thotë Zaharieva.

Ajo beson se vendi duhet të respektojë detyrimet e veta sipas Marrëveshjes së miqësisë dhe fqinjësisë së mirë me Sofjen dhe “të ndalë me nxitjen e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve”.

“Nuk është normale që kjo të ndodhë në shekullin 21 dhe të fitohet në zgjedhje me një program të vetëm urrejtjeje dhe mohimi të një vendi fqinj. Kjo nuk po ndodh në Bullgari dhe jam shumë e kënaqur që është ashtu”, thotë ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Rruga eurointegruese e vendit ishte temë e bisedave telefonike të Osmanit me kolegët e tij nga Portugalia dhe Çekia, Santos Silva dhe Tomazh Petzhiçek.

Osmani deklaroi se me ministrin portugez Silva, vendi I të cilit tani kryeson me BE-në, bisedaun, para së gjithash, lidhur me bashkëpunimin bilateral, por edhe prioritetet të cilat do t’I ketë dhe I ka kryesimi portugez me BE-në në gjashtë muajt në vijim.

Në bisedën e djeshme telefonike të Osmanit me ministrin çek Petzhiçek është bërë fjalë për arritjet e përgjithshme të vendit gjatë periudhës së kaluar, si në planin vendor, ashtu edhe në planin e avancimit të marrëdhënieve rajonale, e para së gjithash në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Mbështetja e Çekisë është e zëshme dhe parimore. U dakorduam se rruga drejt BE-së duhet të jetë përmes progresit, ndërsa kontestet bilateral nuk duhet të jenë pengesë, por shkak plus për integrimin evropian”, theksoi Osmani.

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com