22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Kronika Maqedoni

Shkup: 76 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar me kontrollet e përforcuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba, në mesin e të cilëve 14 për vozitje pa leje, 7 për vozitje me shpejtësi më e madhe se e lejuara, 5 për errësimin joligjor të xhamave, 4 për kalim të rrugës në dritën e kuqe të semaforit, 4 për makina të paregjistruara.

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë. Apelojmë te qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Related posts

Fillojnë punimet për rregullimin e kanalizimit fekal në Straçincë

admin

Ambasadori Markovski për vizitë pune në Durrës

admin

Lehona 26-vjeçare ndërron jetë në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair

admin