20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Ekonomi Maqedoni

Shkarkohen drejtorët e REK Manastir dhe REK Osllomej, për u.d. emërohen Pece Matevski dhe Stojan Mickoski

Manastir – 23 nëntor – Shkarkohet drejtori i REK Manastir Zllatko Qurçievski dhe në vend të tij për u.d. emërohet Pece Matevski, drejtor i deritanishëm i Termoelektranës, kumtoi sot SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV).

Në seancën e Bordit drejtues të SHA EMV është sjellur vendim për ndryshime kadrovike me të cilën është shkarkuar edhe drejtori i REK Osllomej Zllatko Piperkoski, ndërsa në vend të tij për u.d. është emëruar Stojan Mickoski, drejtor teknik i deritanishëm në Miniera.

“Në ditët në vijim do të bëhen edhe zhvendosje tjera kadrovike brenda në kombinat, me qëllim të përmirësimit të procesit të prodhimtarisë dhe përballjes me sfidat e krizës energjetike”, paralajmërojnë nga SHA EMV.

Related posts

VMRO-DPMNE: Skandal i madh që punonjës të ASK-së të zhvasin biznesmenë

admin

Editorial/ A po tenton Mickoski të vijë në pushtet “me foret” e Micotakisit në Greqi?

admin

Rexhepi: Nuk do të jem pjesë e një Qeverie kundër BE-së dhe kundër Kosovës

admin