22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Bota

Shkak COVID-19, Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron ata që planifikojnë të udhëtojnë për në Gjermani

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë rreth udhëtimeve të tyre në Gjermani për shkak të përhapjes aktuale masive të coronavirusit atje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Këshillimi i Nivelit 4 të Departamentit të Shtetit “mos udhëto” u lidh me një vlerësim të ri të situatës nga Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Shmangni udhëtimin në Gjermani. Nëse duhet të udhëtoni në Gjermani, sigurohuni që të jeni plotësisht të vaksinuar përpara se të udhëtoni”, paralajmëroi CDC.

“Për shkak të situatës aktuale në Gjermani, edhe udhëtarët e vaksinuar plotësisht mund të jenë në rrezik për marrjen dhe përhapjen e varianteve të COVID-19”, shtoi CDC.

Ndryshe Gjermania po përballet me një valë në rritje të infeksioneve me coronavirus, dhe profesionistët mjekësorë dhe kancelarja Angela Merkel kanë paralajmëruar se spitalet tashmë po luftonin në disa rajone.

Numri i rasteve të reja po dyfishohet çdo 12 ditë në vend.

Gjermania dhe Danimarka janë ndër vendet që janë “me një paralajmërim të Nivelit 4”, niveli më i lartë i CDC në një shkallë me katër pikë.

Niveli i paralajmërimit 4 vlen edhe për vendet e tjera në Evropë, aktualisht të prekura rëndë nga pandemia, duke përfshirë Belgjikën, Kroacinë, Hungarinë, Austrinë dhe Holandën.

Për Francën dhe Italinë, nga ana tjetër, zbatohet Niveli 3, në të cilin udhëtarët nxiten të rishikojnë planet e tyre të udhëtimit.

Para pandemisë, niveli më i lartë i paralajmërimeve të udhëtimit ishte kryesisht i rezervuar për vendet e krizës dhe konfliktit si Afganistani dhe Iraku. 

Related posts

Fauci: Shpresoj se Trumpi nuk do të më largojë nga puna

admin

Masa të rrepta në Mal të Zi për shkak të COVID-19: Nga sot nuk ka dasma, as festime të Vitit të Ri e tubime të tjera publike

admin

Frikë në Itali, qeveria vendos kufizime të reja

H S