-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

SHGM dhe KEMM: Gazetarë, kujdes gjatë publikimit të përmbajtjeve satirike

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë (KEMM) sot përmes kumtesës reagojnë ndaj postimeve me deklarata të sajuara lidhur me kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko, me vlerësim se në këtë mënyrë opinioni mund të hutohet dhe të përhapen dezinformata.

“Edhe pse bëhet fjalë për përmbajtje nga karakteri satirik, mediumet të cilat në opinion njihen si profesionale nuk duhet ta neglizhojnë faktin se përmbajtjet e tilla lehtë mund të pranohen nga opinioni më i gjërë si të vërteta, veçanërisht nëse temat janë në kontekst të ngjarjeve politike aktuale. Bëhet fjalë për postimin në disa mediume në të cilën thuhet se kryetari i komunës së Strugës Merko “ka ngrënë shpesh dhe në fuqi vetëm që t’u ndihmojë restoraneve, ndërsa për atë është paguar nga ana e komunës”, me ç’rast në fund të tekstit është cituar: “Lexoni gjithë lajmin satirik të portalit Kooperacija”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Nga SHGM dhe KEMM u tregojnë mediumeve nëse shfrytëzojnë postime të tilla të cilat kanë përmbajtje satirike të paktën, siç citohet, çka mund të bëjnë redaktorët është në mënyrë shumë të qartë, në fillim të tekstit, të theksojnë se bëhet fjalë për përmbajtje të sajuar.

“Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e dezinformimit të qytetarëve, veçanërisht duke e marrë parasysh se lexuesi jo rrallë ndalet në titull dhe menjëherë kalon te përmbajtja e postimit. Në kushte kur përhapja e dezinformatave është problem serioz, shfrytëzimi joadekuat dhe i papërgjegjshëm i përmbajtjeve satirike, e cila tërheq vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale, në opinion mund të interpretohet si përpjekje tendencioze për keqpërdorim të mediumit, duke i bërë dëm reputacionit jo vetëm mbi individin specifik, por edhe të proceseve shoqërore”, qëndron në kumtesën e SHGM-së dhe KEMM

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com