14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Sherri Salianji-Braçe? “Ke dal në përgjimet e Rezart Taçit”, deputeti i PS: Shpifës profesionist

Debati mes demokratit Ervin Salianji dhe socialistit Erion Braçe, ka degjeneruar në sulme personale dhe është dashur ndërhyrja e gardës së republikës për të shmangur përplasjen fizike. Gjithçka nisi pas akuzave të Salianjit për përfshirje te ish zëvendëskryeministrit në çështjen e Rezart Taçit.

ERVIN SALIANJI

DEPUTET, PD

“Ky zotëria që ngrihet e bën këtu si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane të dalë e të flase se paska ikur, në përgjimet e fundit të prokurorisë italiane ku flitet për rezart tacin, për ty e kam hajde. A je ti zëvendëskryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane del, por për ty, për ty. O ti çohu në këmbë”

Pas kësaj, është shtuar tensioni mes dy politikaneve

“O kone, mos mu drejto mua si kone se je mësuar me këta (I sulen njeri tjetrit”)

Seanca është ndërprerë për pak minuta dhe pas rifillimit Braçe ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me përgjimet e prokurorisë italiane, duke hedhur poshtë akuzat e Salianjit.

ERION BRACE

DEPUTET I PS

“Dokumenti i përgjimit të Rezart Taçit mban datën 18 tetor 2021, dhe unë e disponoj germë për germë. Në 18 tetor 2021 unë s kam qene më zv.kryeministër. Që në datën 9 shtator kur është betuar qeveria roli im ka qenë thjesht një deputet në këtë sallë, që të jemi korrekt e te jemi të qartë.”

Brace ka theksuar se Salianji është dënuar nga gjykata për çështjen “Babale” duke e akuzuar se paguhet për të shpifur.

ERION BRACE

DEPUTET, PS

“Në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata, madje jo shpifës por komplotues në kurriz të nderit, dinjitetit të të tjerë njerëzve. Natyrisht unë e di fare mirë që në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza, do ua provoj që paguhen në kesh. Kjo historitë me lojëra luftash banale që ndodhin ne këtë sallë e jashtë kësaj salle përfundojnë tek dita e pagesës kesh.”

ERVIN SALIANJI

DEPUTET, PD

“Nëse është një zëvendëskryeministër tjetër apo është parafolësi qe bën si e shenjta Mari, kjo duhet parë. Nëse është parafolësi ai qe përflitet për para kesh dhe përfshirje me llumin e krimit nga laguna e Karavastasë, në Divjakë dhe në Lushnjë këtë ua provoj edhe tek foltorja tjetër.”

Për të ilustruar se nuk ka asnjë lidhje me Rezart Taçin, Braçe ka sjellë në vëmendje se ai është një prej deputetëve që ka folur më shpesh për “Armon”, duke e denoncuar edhe në prokurori./vizionplus

Related posts

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, mbërrijnë materialet, priten me bori nga banorët

admin

SPAK pushon çështjen ndaj Dvoranit, reagon Presidenca

admin

Gazmend Bardhi: Tollovia e Berishës dhe “Qifja” që i mbush sallat e “Foltores”

admin