20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Sheqerinska: Zaev gaboi që e ndërlidhi mandatin e tij me rezultatin në zgjedhjet lokale

Shkup, 19 nëntor – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se nuk duhet të përmenden kuadro që do të jenë pjesë e LSDM-së dhe se nuk është e shëndoshë të ketë debate të tilla përmes televizioneve dhe intervistave.

“Këto tema duhet të bisedohen në LSDM, ndërsa unë nuk jam pjesë e udhëheqësisë kështu që kur do të ketë takim nuk do të jem në tryezë”, tha Sheqerinska.

Sipas saj, kryeministri Zaev ka gabuar që e ka ndërlidhur mandatin e tij me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

“Mendoj se kryetari i LSDM-së dhe kryeministri gaboi që e ndërlidhi mandatin e tij me rezultatet e zgjedhjeve lokale. Nëse është kështu, atëherë zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen bashkë me zgjedhjet lokale. Edhe kryeministri holandez Rute gjatë vizitës te ne tha se nuk e din edhe vet se sa zgjedhje ka humbur, por është kryeministër me vite”, tha Sheqerinska.

Related posts

Takim pune i ministrit Shaqiri me kryetarin e AOGJSH-së, Grujovski dhe anëtarë tjerë të sindikatës

admin

Pendarovski: Mos t’u mbetet hatri miqve tanë amerikan, por Kosova nuk është me prioritet i Amerikës

admin

GJEDNJ në Strasburg e refuzoi kërkesën e ekipit ligjor të Kamçevit

admin