2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Shënohet viktima e parë në protestat kundër grusht-shtetit në Mianmar

Një grua e re është bërë protestuesja e parë që vdiq në demonstratat kundër grusht-shtetit në Mianmar, pasi u qëllua në kokë ditë më parë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Mya Thwe Thwe Khaing, 20-vjeçare, u plagos në fillim të javës së kaluar kur policia u përpoq të shpërndajë protestuesit duke përdorur top uji, plumba gome dhe fishekë.

Khaing kishte qenë në rrezik për jetë që kur u dërgua në spital më 9 shkurt, pasi u godit nga ajo që mjekët thanë se ishte plumb i drejtpërdrejtë në një protestë në kryeqytetin, Naypyitaw.

“Ndihem vërtet i trishtuar dhe nuk kam asgjë për të thënë”, deklaroi vëllai i saj, Ye Htut Aung.

Një zyrtar i spitalit konfirmoi vdekjen e saj në orën 11 të mëngjesit dhe tha se trupi i saj do të dërgohet për ekzaminim të premten.

“Ne do të mbajmë të regjistruar (shkakun e vdekjes) dhe do t’i dërgojmë kopje autoriteteve përkatëse. Ne do të kërkojmë drejtësi dhe do të ecim përpara”, tha zyrtari.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com