24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Shënohen 20 vjet nga themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë

Shkup, 19 nëntor – Universiteti i Evropës Juglindore sot me një ceremoni të veçantë ka shënuar 20 vjetorin e themelimit. Në këtë manifestim u mbajtën fjalime dhe performanca nga muzikantë, ndërsa titulli i nderit honoris causa iu dha profesorit amerikan Paul Foster, i angazhuar në themelimin e Universitetit.

“UEJL vazhdon me sukses rrugëtimin e tij si universiteti i vetëm tregjuhësh me mbi 30 programe universitare, mbi 40 programe studimi të ciklit të dytë, tre programe të specializuara të ciklit të tretë me gjithsej 4000 studentë aktivë dhe afërsisht 3000 studentë joaktivë në stagnim. Përmes ristrukturimit të vazhdueshëm të programeve, ky numër do të konsolidohet dukshëm duke u fokusuar në programe të reja në përputhje me kërkesat e tregut të punës, tha rektori Abdulmenaf Bexheti.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska theksoi se edhe pse jubileu është i rëndësishëm për universitetin, ai është po aq i rëndësishëm edhe për vendin.

“Tërhoqi shumë studentë jo vetëm nga vendi ynë por edhe nga vendet e rajonit. U zhvillua dhe u shndërrua në një qendër rajonale për edukimin akademik dhe prodhimin e kërkimit shkencor. Nga këndvështrimi i sotëm, mund të themi se UEJL është krenaria jonë kombëtare. Pas tij janë gjenerata të studentëve të cilët tashmë janë përfshirë me sukses dhe madje udhëheqin proceset në të gjitha sferat dhe segmentet shoqërore në politikë, biznes, zhvillim teknologjik”, tha Carovska.

Profesor Vladimir Radevski e shpjegoi vendimin e Universitetit për dhënien e titullit të nderit profesorit Foster për angazhimin e tij në themelimin e UEJL-së.

“Në të gjitha veprimet e tij, ai përhapi besimin se nuk duhet të harrojmë atë që na mban të bashkuar ne qeniet njerëzore. Manifeston vizion dhe pasion të vërtetë për t’i dhënë jetë vlerave akademike në momentin dhe në vendin kur ato ishin më të nevojshme, tha profesor Radevski.

Para të pranishmëve u drejtua edhe profesori Paul Foster, ndërsa pjesë e ceremonisë ishin edhe fjalimet e duhura të Kryetarit të Bordit të Universitetit prof. dr. Klaus Tohterman dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Bërnz.

Related posts

Taravari: Kemi zëvendësim për Kastriot Rexhepin, kjo Qeveri do të bie!

admin

Shekerinska: Aleatët kanë ofruar ndihmë, deri më tani nuk ka kërkesa nga institucionet

admin

MSH: Janë rivaksinuar 47% e qytetarëve të rritur, 54.170 e kanë marrë dozën e tretë

admin