18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Shënimi i Ditës Botërore të Fëmijëve

Shkup, 20 nëntor – Dita Botërore e Fëmijëve për herë të parë në vitin 1954 ishte shpallur si Dita Universale e Fëmijëve dhe festohet më 20 nëntor çdo vit që të promovohet unitetin ndërkombëtar, nevoja për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe përmirësimin e mirëqenies të tyre.

Ambasada e parë e fëmijëve në botë, Megjashi, Ditën Botërore të Fëmijëve do ta festojë duke u lënë hapësirë vetëm fëmijëve që të përfaqësohen për të drejtat e tyre.

Për këtë qëllim, përmes një konference onllajn në platformën “Zum”, me fillim prej orës 11, Megjashi ju bën thirrje mediave që t’i hapin kamerat e tyre dhe zemrat dhe ta respektojnë mendimin e fëmijëve dhe atë që ata duan të na e thonë dhe transmetojnë opinionit më të gjerë.

Nga atje thonë se Dita Botërore e Fëmijëve duhet të na nxisë të gjithë neve dhe të na inspirojë për përfaqësim, promovim dhe zbatim të të drejtave të fëmijëve, duke i toçitur në dialogje dhe aksione që do të ndërtojnë jetë më të mirë për fëmijët.

Në kuadër të ngjarjes “Rimendoni të ardhmen – Thirrje Rinore për Aksion”, sot fëmijët dhe të rinjtë do të dërgojnë Thirrje Rinore për Aksion dhe do të bisedojnë me vendimmarrësit për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren që të rimendohet e ardhme më e mirë për çdo fëmijë.

Tre folës të rinj, në ngjarjen që është nën patronazhin e presidentit Stevo Pendarovski, do të marrin vendin qendror dhe do ta përfaqësojnë thirrjen për aksion që fokusohet në tre tema të cilat fëmijët dhe të rinjtë e vendit i ndanë si më të rëndësishme për ta: arsim cilësor, mjedis jetësor dhe jetë cilësore.

Siç informojnë nga UNICEF-i, presidenti Pendarovski dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani do të bashkëngjiten me fjalimet e tyre.

Gjatë takimit, vendimmarrësit, përfshirë deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe ekspertë, do të kenë mundësinë të dëgjojnë më shumë nga fëmijët dhe të rinjtë dhe të angazhohen në një bisedë më të drejtpërdrejtë në diskutimet në grupe të vogla që do të drejtohen nga vet fëmijët dhe të rinjtë. Ata gjithashtu do të kenë mundësinë të diskutojnë për veprime specifike në përgjigje të sfidave në secilën nga tre temat.

Ngjarja është pjesë e iniciativës konsultative rinore gjatë gjithë vitit “Rimendoni të ardhmen” në të cilën të rinj nga i gjithë vendi i ndanë pikëpamjet dhe idetë e tyre për zgjidhjen e sfidave më të mëdha që prekin jetën dhe të ardhmen e tyre dhe mund të ndiqen drejtpërdrejt në UNICEF MK rrjete sociale. 

Related posts

Seancë konstituive e përbërjes së re të Këshillit të Qytetit të Shkupit

admin

Prezantim i Analizës funksionale të gjykatave themelore

admin

Ambasadori shqiptar Fatos Reka uron Visar Ganiun për mandatin e dytë

admin