24.8 C
Skopje, NM
25/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Shekerinska: Barazia gjinore i bën shoqëritë më të qeta, më stabile, më rezistuese

Kur u zgjodha ministre e Mbrojtjes, isha e vetëdijshme se do të përballem me teste shumë të dukshme dhe të papara, të të testojnë dhe të të kontrollojnë, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila së bashku me atashenë e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nënkolonelin Endrju Lejtin sot në panel-diskutim e promovuan Planin e dytë nacional të aksionit për implementimin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara “Gratë, paqja dhe siguria 2020-2025”, në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.

Ajo u dërgoi urime të gjitha grave, të cilat në rrethana të testit dhe kontrollit të përditshëm arrijnë të qëndrojnë dhe të dëshmohen dhe mu për atë shkak të atij testimi të vazhdueshëm, theksoi, ndoshta janë edhe më të sigurta.

Kjo fushë, edhe në vendet më të zhvilluara, nënvizoi Shekerinska, konsiderohet si bastioni i fundit i meshkujve.

Ajo theksoi se gjatë tre viteve të fundit në MM kanë punuar që të ndryshojë situata, jo vetëm në letër, por të tregohen ndryshime edhe në realitet.

Theksoi se është vendosur edhe aplikacioni për paraqitje të shqetësimit në vendin e punës, janë emëruar këshilltarë gjinorë të cilët janë të pranishëm në të gjitha strukturat e Armatës dhe ka edhe gra edhe burra, që, sipas saj, është shenja më e madhe për sukses.

Shekerinska shtoi se janë kryer edhe trajnime kundër shqetësimit gjinor, ndërsa janë angazhuar edhe ambienti ushtarak me hapa praktik për ta bërë më të hapur ndaj grave.

Sipas saj, angazhimi për barazi gjinore nuk është vetëm angazhim për inkurajim politik dhe ekonomik të grave, por edhe angazhim për përparim dhe preventivë t konflikteve.

“Këtë plan të aksionit e konfirmova çdo ditë kur emëroja kryesuese të re në sektor, çdo herë kur avancoja ndonjë kolonele të re, çdo herë kur kishim gra që e mbanin jo vetëm këtë proces, por edhe shumë procese të tjera në Armatë dhe çdo derë e hapur për to ishte dëshmi se plani i aksionit nuk do të na mbetet vetëm në letër”, theksoi Shekerinska.

Sipas nënkolonelit Endrju Lejton, plani i aksionit është indikatori kyç i rrugës euroatlantike të vendit, të vlerave dhe standardeve. Ai foli për përvojat dhe rezultatet të cilat së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, që prej fillimit e mbështeti këtë proces për përpunim të këtij dokumenti, i ndanë me shtetin tonë, përkatësisht MM-në.

Përmes video linkut, pjesëmarrësve të sotëm, përvojat dhe qëndrimet e veta ua ndau Katerina Stavrevska, diplomate e karrierës nga MPJ, e cila prej vitit 2017 deri pak më parë ishte shefe e kabinetit të ministres së Mbrojtjes.

Për kolonelen Biljana Bllazhevska, agjutante e presidentit dhe komandantit suprem të forcave të armatosura të RMV-së, gruaja e parë që e krye këtë funksion në shtetin tonë, në MM dhe në Armatë ka vullnet të fuqishëm për përforcim të barazisë gjinore, mbështetur nga ministrja e Mbrojtjes dhe nga autoritetet në Armatë. Kjo, theksoi, është një nga angazhimet edhe të presidentit, si komandant suprem i Armatës.

Related posts

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

Rikthehen tensionet ne Detin Mesdhe

NEFAIL EMINI

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal do ta prezantojë Barometrin Ballkanik 2021

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More