24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Shefi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes në Maqedoni

Shkup, 17 nëntor – Shefi i Shtatëmadhorisë (SHM) së Forcave të Armatosura (FA) të Shqipërisë, gjeneral-majori Bajram Begaj, i cili gjendet për vizitë dyditore zyrtare në Armatën e Repbulikës së Maqedonisë së Veriut, sot qëndron në SHM të ARM-së dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Siç informojnë nga pres shërbimi i SHM të ARM-së, temë e bisedave zyrtare, krahas bashkëpunimit bilateral, do të jenë edhe aktivitetet në procesin e transformimit të Armatës, pjesëmarrja e operacioneve paqesore dhe angazhmani në krizën ende aktuale të migrantëve, si dhe kapacitetet dhe mundësitë për realizimin e aktiviteteve trajnuese të poligonit të armatës “Krivollak”.

Pas ceremonisë për pritjen me nderime ushtarake, gjenerali Begaj do të realizojë takime me nikoqirin e tij, shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shefi i SHM të FA të Shqipërisë, thuhet në kumtesë, gjatë ditës do të pritet edhe nga presidenti i shtetit dhe komandnati suprem i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovskoi.

Gjatë vizitës, delegacioni lartë ushtarak do të ketë mundësi që të njoftohet me një pjesë të aktiviteteve të njësive nga përbërja e Komandës për operacione në kazermat “Ilinden” në Shkup dhe “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë.

Pas përfundimit të aktiviteteve në Shtatëmadhorinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, me kumtesë deri te mediumet do të përcillen edhe fotografi dhe video inserte nga aktivitetet.

Related posts

Predan për MIA-n: Nëse BE-ja nuk arrin të plotësojë hapësirën në rajon, atëherë dikush tjetër do ta bëjë këtë

admin

Për kuorum në seancë plenare janë të nevojshëm 61 deputetë

admin

Asistentët arsimorë ndihmojnë nxënësit me zhvillim atipik që të përfshihen në mësimin e rregullt

admin