5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Kronika

Shefi i policisë në Mineapolis: Chauvin shkeli rregullat gjatë arrestimit të Floydit

Derek Chauvin ka shkelur rregullat e Departamentit të Policisë në Mineapolis, ashtu sikurse kodin e etikës gjatë arrestimit të George Floydit në maj të vitit të kaluar, ka dhënë shefi i policisë së qytetit Medaria Arradondo, teksa ka dëshmuar për rastin ku është përfshirë ish-kolegu i tij.

“Nuk është pjesë e trajnimit tonë, dhe nuk është pjesë e etikës dhe vlerave tona”, ka thënë Arradondo, teksa i është referuar mënyrës sesi Chauvin, zyrtar i bardhë policor, ka shtypur me gju qafën e Floydit, 46-vjeçar me ngjyrë, për më shumë se nëntë minuta.

Një video-material që tregonte momentin e vdekjes së Floydit, pati nxitur protesta globale kundër brutalitetit policor.

Në dëshminë e tij për tri orë e gjysmë, Arradondo ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes së Chauvin, i cili është deklaruar i pafajshëm në akuzat për vrasje, se ka qenë duke ndjekur trajnimin që ka pranuar për 19 vjet sa ka qenë pjesë e policisë.

Sipas ekspertëve ligjorë, të cilët ndjekin proceset gjyqësore ndaj policëve, është shumë e pazakonshme që një zyrtar i lartë policor të dëshmojë se një nga ish-kolegët e tij ka përdorur forcë të tepruar.

Deklarata e shefit policor ka forcuar edhe më shumë një deklaratë që ka lëshuar ai vitin e kaluar, pasi ka përjashtuar nga puna Chauvin dhe tre zyrtarë tjerë të përfshirë në arrestimin, të cilin e ka cilësuar incident me vrasje, jo mungesë të trajnimit.

Gjyqi ndaj Chauvinit pritet të zgjasë për tri javë tjera.

Ekipi i tij i mbrojtjes ende nuk e ka prezantuar qëndrimet për rastin.

Chauvin përballet me dekada në burg nëse shpallet fajtor.

Related posts

Vdes një person në Pejë – dyshohet se i doli trenit përpara

Admin

Shpërthim në një objekt në Shkup, lëndohet një person

Admin

Arrestohet një grua në Gostivar, është kërkuar me fletarrest për 12 vjet burg

Admin

Drenas, arrestohet një 87-vjeçar për sulm seksual

Admin

Aksident në afërsi të Zhelinës, dyshohet për viktima

Admin

Prezantoi testin për COVID të një personi tjetër, arrestohet serbi në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com