8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Shefi i OBSH-së: Bota është në cep të një dështimi katastrofal moral

Vendet gjithandej botës janë duke shpërndarë miliona doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Për këtë Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë një paralajmërim sa i përket situatës globale, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

“Bota është në prag të një dështimi katastrofal moral” është shprehur ai lidhur me shpërndarjen e vaksinave, duke shtuar “premtimi për qasje të barabartë është një rrezik serioz”.

“Më shumë se 39 milionë doza të vaksinës janë administruar deri më tani në të paktën 49 vende me të ardhura më të larta. Vetëm 25 doza janë dhënë për një vend me të ardhura të ulëta. Jo 25 milionë; jo 25 mijë; vetëm 25”, ka thënë Tedros.

“Më duhet të jem i prerë, çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetesë në vendet më të varfra të botës. Në fund të fundit, këto veprime vetëm do ta zgjasin pandeminë, kufizimet do të jenë të nevojshme për ta frenuar atë dhe pastaj do të vuajnë njerëzit dhe do të pësojnë ekonomitë”

Related posts

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

Admin

Miliona doreza të papastra dhe të përdorura nga Tajlanda janë futur në SHBA si për të reja

Admin

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Admin

Putin urdhëron masa të reja për të luftuar koronavirusin

Admin

OKB: Gazrat serrë shënuan rekord në vitin 2020

Admin

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com