5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Shefi i NATO-s thotë se shpenzimet e mbrojtjes janë rritur pavarësisht pandemisë

Vendet anëtare të NATO-s kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike që e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Viti 2020 ka qenë viti i gjashtë me rradhë i rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nga ana e të gjithë aleatëve”, tha Stoltenberg në një konferencë për media të martën në Bruksel.

“Ne presim që ky trend të vazhdojë këtë vit. Është thelbësore të mbahet ky ritëm pasi sfidat e sigurisë nuk janë zhdukur”, ka shtuar ai.

Shpenzimet e përgjithshme ushtarake nga 30 anëtarët e aleancës arritën në 1.028 trilionë dollarë (860 miliardë euro) vitin e kaluar, tha raporti i publikuar nga NATO-ja. SHBA ende siguron pjesën më të madhe të shpenzimeve të NATO-s.

Vendet evropiane janë përballur me presion nga Uashingtoni për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes në një prag prej dy për qind të bruto prodhimit të brendshëm. Ky tavan u vendos më 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar anëtarët kryesorë të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, për kontribut jo të mjaftueshëm.

Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, po mban një retorikë më diplomatike duke bërë thirrje për përmirësim të marrëdhënieve trans-atlantike. Megjithatë administrata e tij pritet të vazhdojë presionin në mënyrë që të detyrojë vendet evropiane të paguajnë më shumë.

Raporti i NATO-s tha se vitin e kaluar 11 nga 30 anëtarët e aleancës arritën objektivin prej dy për qind, nga nëntë sa ishin në raportin e vitit 2019.

Related posts

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, thotë Stoltenberg

Admin

Coronavirusi mund të ketë vrarë 80-180 mijë punonjës shëndetësorë, thotë OBSH

Admin

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Admin

Fermeri belg bleu banane në treg, por në to gjeti kokainë

Admin

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Admin

Kremlini nuk e “respekton” çmimin për Navalnyn

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com