13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Shefi i diplomacisë austriake për vizitë në Shkup

Shkup, 18 nëntor – Ministri federal për çështje evropiane dhe ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Mihail Linhart.] sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, Linhart do të pritet nga nikoqiri i tij shefi i diplomacisë Bujar Osmani me të cilin do të ketë tet-a-tet takim, pas çka do të vijojë takim plenar të dy delegacioneve.

Në fokus të bisedimet pritet të jenë marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale politike dhe ekonomike-tregtare, si dhe integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks në Samitin e ardhshëm të dhjetorit të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Linhart përveç takimit me Osmanin do të takohet edhe me lidershipin politik, mes të cilëve Presidentin, Stevo Pendarovski; Kryeministrin, Zoran Zaev dhe Zëvendëskryeministrin e Parë, Artan Grubi.

Përveç delegacionit politik, Linhart do të shoqërohet edhe nga delegacion austriak ekonomik, përkatësisht biznesor, me ç’rast do të realizojë takime edhe me resorët ekonomik të Qeverisë.

Gjithashtu, është planifikuar mbajtja e një ngjarjeje biznesi, me qëllim avancimin e shkëmbimit tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive për investime.

Në prag të vizitës së sotme të Linhart, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov dje deklaroi se fokusi për marrëveshjen me Sofjen për tejkalimin e dallimeve është në dhjetor, por periudha është e shkurtër dhe prandaj nuk përjashtohet edhe janari si opsion për datë për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

Ai potencoi se kryesuesi aktual me BE-në, Sllovenia ka interes strategjik “ta lëviz rajonin drejt Bashkimit Evropian”, duke përkujtuar se pas saj kryesimi me BE-në e ndërmerr Francën, ku në pranverë janë paraparë zgjedhje presidenciale.

“Edhe pse preferenca është dhjetori, nga disa kryeqytete në Evropë dëgjoj se edhe janari megjithatë mbetet si mundësi që të ketë sukses, që na jep ndoshta pak më shumë kohë edhe pse mendoj se fokusi duhet të na jetë dhjetori”, deklaroi Dimitrov për TV 24.

Përndryshe, marrëdhëniet diplomatike midis Shkupit dhe Vjenës janë formuar më 23 dhjetor të vitit 1994. Austria është një prej vendeve të BE-së me të cilët Maqedonia e Veriut ka bashkëpunim të frytshëm bilateral dhe dialog intensiv politik dhe paraqet një prej partnerëve më të mëdhenj ekonomik të vendit.

Austria është në vendin e parë në listën e investuesve të huaj në Maqedoninë e Veriut. Në vend funksionojnë rreth 50 kompani me kapital austriak, ndër të cilët janë EVN, Shparkase banka, Soravia, mobilkom Austria, C&T, Tondax dhe Strabat.

Related posts

Taravari: Zaev bëri mirë që dha dorëheqje, por mund të ndryshojë mendje

admin

Jançeva: Me kthimin e OBRM-PDUKM-së në Komunën e Aerodromit, u kthyen edhe metodat e regjimit

admin

Rrethina e Dibrës nën dëborë, ngasje e kujdesshme në të gjitha akset rrugore

admin