34.8 C
Skopje, NM
22/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Shefi i BE tregon kushtin kryesor të Kosovës e Serbisë për anëtarësim në BE

Arritja e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë ku përfshihen të gjitha çështjet e hapura është kusht për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian, ka thënë shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Kosova dhe Serbia kanë treguar përkushtim për integrim në BE dhe qëllimi strategjik është anëtarësimi në BE. Natyrisht vazhdimi i përkushtimit në dialog dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve e cila do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura, është një kusht. Është e rëndësishme që të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, nga të dyja palët”, ka thënë Szunyog gjatë një video-konference me gazetarë, raporton KOHA.net.

Sa i përket marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shefi i BE-së ka shtuar se ky është një obligim i cili derivon nga viti 2013, me marrëveshjen e cila ishte ratifikuar me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit. Por sipas tij, kjo përbën edhe çështje të brendshme kushtetuese për Kosovën, se si ta zbatojë këtë marrëveshje, teksa ka përmendur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit duhet të jetë në përputhje me atë vendim”.Në lidhje me gjetjet e raportit të Progresit, diplomati evropian ka thënë se, duhet përkushtim më i madh dhe lidership nga Kosova për t’i përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen nga marrëdhënia kontraktuale me BE-në.

Related posts

Sekretari i Shtetit Blinken drejt Evropës për Konferencën e Libisë

NEFAIL EMINI

Kina u ka kërkuar bankave që të ndalojnë transaksionet me monedha virtuale

NEFAIL EMINI

Televizioni bullgar: Nuk priten ndryshime në qëndrimet e Sofjes

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm kroat: Është koha që Evropa t’i heqë vizat qytetarëve të Kosovës

NEFAIL EMINI

Ivca Daçiq: Është shumë e vështirë të arrihet një konsensus me Kosovën

NEFAIL EMINI

Bitcoin shënon një tjetër rekord negativ

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More