33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Bota

SHBA, sanksione ndaj 18 bankave iraniane

Qeveria e Shteteve të Bashkuara vendosi sanksione të reja ndaj 18 bankave iraniane ndërsa Uashingtoni rrit presionin mbi Teheranin duke e izoluar më tej atë nga sistemi bankar global dhe duke penguar përpjekjet e atij vendi për të prodhuar armë bërthamore.

Masat që u njoftuan nga Departamenti i Thesarit në një njoftim për shtyp, vënë në shënjestër 18 banka që deri më sot nuk ishin përfshirë në sanksionet e mëparshme të SHBA.

Sipas njoftimit të shtypit, sanksionet e reja do të ndihmojnë “t’i mohohen burimet financiare qeverisë iraniane që mund të përdoren për të financuar dhe mbështetur programin e saj bërthamor, zhvillimin e raketave, terrorizmin dhe rrjetet e lidhura me terrorizmin dhe ndikimin e tij keqdashës në rajon”.

“Masa e sotme për të identifikuar sektorin financiar dhe sanksionimin e tetëmbëdhjetë bankave kryesore iraniane pasqyron angazhimin tonë për të ndaluar qasjen e paligjshme tek dollarët amerikanë,” tha Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin në një deklaratë. “Programet tona të sanksioneve do të vazhdojnë derisa Irani të ndalojë mbështetjen e tij për aktivitetet terroriste dhe t’u jape fund programeve të tij bërthamore.”

Zoti Mnuchin tha se SHBA “do të vazhdojë të lejojë transaksionet humanitare për të mbështetur popullin iranian”.

Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, masa në thelb izolon Iranin nga sistemi financiar global.

Ekonomia e Iranit tashmë po vuante pasojat e kufizimeve dhe sanksioneve e miratuara nga administrata Trump kur SHBA dolën nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin.

Bloomberg më tej njofton se persona që kanë dijeni për planifikimin e sanksioneve thanë se ato kanë dy qëllime: të parandalojnë regjimin që të fitojë para dhe për ta bërë më të vështirë për Shtetet e Bashkuara që të rihyjnë në marrëveshjen bërthamore nëse kandidati demokrat Joe Biden fiton zgjedhjet.

Sanksionet aktuale të Shtetevet të Bashkuara vënë në shënjestër shitjet e naftës, transportin dhe aktivitetet financiare, por përjashtojnë ushqimin, ilaçet dhe objekte të tjera humanitare.

Në qershor, Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se vendi po përjetonte vitin e tij më të vështirë për shkak të sanksioneve dhe koronavirusit, raportoi Reuters./Voa/

Related posts

Presidenti kroat tallet keq me serbët

Admin

Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë: Uji bart vetura, përrenjtë në rrugë

Admin

Vriten dy ushtarë turq në Siri

Admin

110 të vdekur pas reshjeve të mëdha në Indi

Admin

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Admin

CDC: Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More