5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

SHBA, Pelosi bën thirrje për një komision mbi trazirat e 6 janarit

“Tani, si gjithmonë, siguria është rendi i ditës: siguria e vendit tonë, siguria e Capitol-it tonë, i cili është tempulli i demokracisë sonë, dhe siguria e anëtarëve tanë”, tha Pelosi në një letër dërguar kolegëve të saj demokratë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nancy Pelosi, të hënën bëri thirrje për një “komision të llojit sikur 9/11” për të hetuar trazirat vdekjeprurëse të Kongresit në janar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tani, si gjithmonë, siguria është rendi i ditës: siguria e vendit tonë, siguria e Capitol-it tonë, i cili është tempulli i demokracisë sonë, dhe siguria e anëtarëve tanë”, tha Pelosi në një letër dërguar kolegëve të saj demokratë.

Ajo tha se ligjvënësit duhet të arrijnë të vërtetën se si ndodhi trazira, duke bërë thirrje për krijimin e “një komisioni të jashtëm, të pavarur të llojit sikur 11 shtatori” për të hetuar faktet dhe shkaqet në lidhje me trazirat.

Më 6 janar, kur Kongresi u mblodh për të certifikuar votat elektorale të presidentit të zgjedhur të atëhershëm Joe Biden, një turmë e mbështetësve të ish-presidentit Donald Trump sulmuan ndërtesën e Capitol-it.

Përleshjet që pasuan lanë pesë njerëz të vdekur. Dy policë tjerë morën jetën e tyre si rezultat i bastisjes. Trump akuzohet për nxitje të dhunës vdekjeprurëse.

Related posts

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, thotë Stoltenberg

Admin

Coronavirusi mund të ketë vrarë 80-180 mijë punonjës shëndetësorë, thotë OBSH

Admin

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Admin

Fermeri belg bleu banane në treg, por në to gjeti kokainë

Admin

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Admin

Kremlini nuk e “respekton” çmimin për Navalnyn

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com