1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Bota

SHBA-ja padit hakerët koreanoveriorë që vodhën me miliona dollarë

Aktakuza specifikon se Jon Chang Hyok (31), Kim Il (27) dhe Park Jin Hyok (36) kanë vjedhur para derisa po punonin për shërbimet ushtarake të Inteligjencës në Korenë e Veriut. Treshja dyshohet se vetëm në një rast të vjedhjes më 2016 ka përfituar 81 milionë dollarë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur aktakuzë ndaj tre programerëve koreanoveriore, duke i mbajtur ata përgjegjës për valën masive të sulmeve kibernetike me qëllim të vjedhjes së më shumë se 1.3 milion dollarëve në kesh dhe kriptovaluta, të cilat në shënjestër kishin kompani të shumta, nisur prej bankave e deri te studiot filmike të Hollywoodit.

Aktakuza specifikon se Jon Chang Hyok (31), Kim Il (27) dhe Park Jin Hyok (36) kanë vjedhur para derisa po punonin për shërbimet ushtarake të Inteligjencës në Korenë e Veriut. Park ishte akuzuar edhe më herët në një aktakuzë të pafinalizuar, në vitin 2018.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka bërë të ditur se hakerët janë përgjegjës për një gamë të gjerë të aktiviteteve kriminale dhe për ndërhyrje të profilit të lartë, përfshirë rastin e sulmit hakmarrës të 2014-s ndaj “Sony Picture Entertainment” lidhur me filmin “The Interview”, i cili e portretizonte vrasjen e liderit të Koresë Veriore.

Grupi pretendohet se ka vënë në shënjestër “AMC Theatres” dhe se ka ndërhyrë në kompjuterët që i përkisnin “Mammoth Screen”, një kompani kjo filmike nga Britania e Madhe që po punonte në realizimin e një seriali dramë rreth shtetit më të izoluar të botës.

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar gjithashtu se treshja kishte marrë pjesë në krijimin e virusit shkatërrimtar “WannaCry 2.0” – i cili kishte goditur shërbimin kombëtar britanik të Shëndetit në vitin 2017.

Aktakuza i ngarkon hakerët për ndërhyrje në bankat kudo përreth Azisë Jugore dhe Juglindore, në Meksikë dhe Afrikë, nëpërmjet penetrimit në rrjetet e institucioneve financiare dhe abuzimit me protokollin SWIFT në vjedhjen e parave. Ata pretendohet të kenë zhvilluar aplikacione malinje nga marsi i 2018-s deri në shtator të 2020, për t’i vënë në shënjestër përdoruesit e kriptovalutave.

Shuma e përgjithshme e parave të vjedhura nga hakerët ende nuk dihet, për shkak se në disa raste vjedhjet ishin penguar apo pamundësuar. Por shifrat raportohet të jenë të konsiderueshme.

Në vetëm një rast të vjedhjes më 2016 – në Bankën e Bangladeshit – hakerët pretendohet të kenë përfituar 81 milionë dollarë.

“Operues nga Koreja e Veriut, duke i përdorur fjalët e thjeshta kyç si armët, duke vjedhur kuleta digjitale të kriptovalutave, janë plaçkitësit më të mëdhenj botërorë të shekullit 21”, ka thënë zëvendëskryeprokurori i Përgjithshëm amerikan, John Demers.

Në përgjithësi, Koreja e Veriut ka gjeneruar rreth 2 miliardë dollarë, nëpërmjet ndërhyrjeve “të gjithmbarshme dhe përherë e më të sofistikuara” digjitale në banka dhe këmbimore të kriptovalutave, ka bërë të ditur një raport i OKB-së nga viti 2019, i përpiluar nga ekspertët e pavarur të monitorimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër Fenianit.

Related posts

Kina publikon dokumentin e pozicionit mbi bashkëpunimin me OKB-në

Admin

Gastronomët protestojnë në mbrëmje para Qeverisë

Admin

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Admin

Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, një prej tyre ushtarak

Admin

Braziliania 12-vjeçe vret babanë polic për t’u bërë e famshme

Admin

Numër rekord i ndalimeve në kufirin SHBA-Meksikë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com