20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Bota

SHBA angazhohet që Irani të mos të ketë armë bërthamore

Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur qëndrimin se angazhohen që Irani të mos posedojë armë bërthamore, disa ditë para se të rifillojnë bisedimet indirekte në Vjenë të Austrisë, që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 e cila kishte kufizuar programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin tha më 20 nëntor se Uashingtoni do të parandalojë Iranin që të posedojë armë bërthamore dhe do të kundërshtojë “përdorimin e rrezikshëm” të dronëve vetëvrasës në Lindjen e Mesme.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të parandaluar që Irani të ketë një armë bërthamore. Ne mbetemi të përkushtuar që kjo çështje të zgjidhet përmes diplomacisë”, tha Austin gjatë një vizite në Bahrein.

Aleatët arabë të SHBA-së kanë shprehur disa herë shqetësime sa i takon programit bërthamor të Iranit dhe aktivitetet ushtarake të Teheranit në rajon.

“Nëse Irani nuk është i gatshëm të angazhohet seriozisht, atëherë ne do të shikojmë të gjitha opsionet e nevojshme për të mbajtur Shtetet e Bashkuara të sigurta”, shtoi ai.

Që kur presidenti i atëhershëm Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin në vitin 2018, një seri incidentesh kanë goditur rajonin, duke përfshirë sulme me dronë dhe sulme që kanë shënjestruar anijet në det. Teherani ka ulur angazhimet për zbatimin e marrëveshjes.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka premtuar se do t’i bashkohet sërish marrëveshjes bërthamore nëse Irani i kthehet zbatimi të plotë të saj.

Bisedimet në Vjenë që synojnë ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015, e cila kufizoi ndjeshëm programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, do të rifillojnë më 29 nëntor.

Related posts

Besimtarët myslimanë rikthehen në Arabinë Saudite për të kryer Umrën

admin

Testimi i një rakete të kompanisë SpaceX anulohet pak para nisjes

admin

Franca e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme deri më 16 shkurt

H S