39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Shqipëri

Shansi i humbur i Lulzim Bashës!

Nga Dritan Hila

Zgjedhjet e 25 prillit i dhanë Lulzim Bashës kartën morale përballë elektoratit të djathtë dhe sidomos partisë se tij që të argumentonte se të paktën pas abisit të 2013-ës, e riçoi PD-në në kuotat e dikurshme.

Ani pse pritej që ta ngrinte mbi këtë nivel, por aleanca joproduktive historike me LSI-në dhe Berisha që futej në fushë e kapte topin sa herë i tekej, ishin një justifikim për rezultatin.

Edhe pse ka një bilanc negativ si asnjë udhëheqës partie në vitet e demokracisë, por po ashtu formacioni që drejton ka problematikat e tij, që ia bëjnë të vështirë drejtimin. Në rradhët e tij ka partiza, ish të përndjekur politikë dhe sekretarë partie të PPSH-së. Të gjitha këto më shumë se vota, sjellin probleme.

E megjithatë, pas humbjes, pati gjithë komoditetin që të unifikonte partinë, pasi tjeterkush më shume se ai ishte fajtor për humbjen. Dhe në fakt askush nuk u ankua për reformat që do te merrte apo rrugën që ndoqi për rizgjedhje. I vetmi që fuste hundët ishte Sali Berisha. Dhe në këtë pikë duket se i dha një dorë Departamenti i Shtetit i cili e shpalli person të padësbirueshëm atë dhe familjen e tij. Dukej se rruga për Bashën ishte e hapur për të bërë një parti të re.

Por jo. Mesa duket asnjë në atë parti dhe aq më pak Basha, nuk ka kurajën ta vrasë politikisht Berishën dhe kulturën që ka mbjellë ai. Kjo nuk kërkonte që të dilte me thikë në dhëmbë në sallë, por një distancim te qartë prej tij, pritej.

Më kurajozi rezultoi Mark Marku i cili në fakt më shumë se partiak është intelektual dhe si i tillë nuk ka rrënjë në PD. Shfaqja e Berishës dhe squllja e Bashës para tij, tregojnë se ai nuk ka aspak ndermend të largohet nga njeriu që i sjell vetem humbje PD-se, të ndahet nga politikat e tij destabilizuese dhe nga trashëgimia konfliktuale. Basha mesa duket nuk pret vetëm vdekjen politike të Berishës e cila ka kohë që ka ndodhur, por edhe atë fizike. Mirëpo kjo nuk funksionon në demokraci, por vetëm në diktatura. Në demokraci partitë atrofizohen nga ndenjia gjatë në opozitë.

Rikonfirmimi i Berishës si udhëheqësi real i PD-së mund të frymëzojë militantët qe besojne se ai di si t’i sjellë në pushtet, por Basha e di shumë mirë se pushteti , tashmë , është më larg se kurrë. Për më tepër ai nuk do jetë njeriu që do t’i sjellë në pushtet por vetëm asistenti i njeriut që po mumifikon, jo vetëm partinë e dytë por gjithë opozitën shqiptare.

Dhe pastaj demokratët nervozohen kur kundërshtarët iu thonë që “fajin e ka Saliu”. Po pse, nuk e ka?

Related posts

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

Admin

Raporti i OSBE për zgjedhjet në Shqipëri, vjen reagimi i parë nga SHBA

Admin

Rama takohet me Zaev, ja axhenda e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal

Admin

Pipero, thirrje për t’u vaksinuar: Varianti “Delta” është shumë i transmetueshëm!

Admin

Nesër minishengenit do t’iu ndryshohet emri, Rama nuk e komenton kryeministrin Kurti për mospjesmarrje

Admin

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 në Shqipëri pas një muaji

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More