12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Shahpaska: Nëse qendrat tregtare punojnë të dielën, do të jetë nën kritere të rrepta

Nëse në zgjidhjen përfundimtare vendosim që qendrat tregtare të punojnë të dielën, kjo do të jetë nën kritere të rrepta të definuara, kohë të caktuar të punës, por edhe obligime të pronarëve të shitoreve që një përqindje e caktuar e mjeteve të derdhen në arkën shtetërore dhe kompensim shtesë për punëtorët të cilët do të punojnë të dielën, porositi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

“Më shumë se tre muaj si Qeveri bisedojmë me të gjithë partnerët të cilët janë të prekur me sjelljen e zgjidhjes ligjore – e diela, ditë për pushim. Debati është thelbësor dhe gjatë debatit për mendimin fillestar të MPPS-së që të dielën të gjithë punëtorët të mos punojnë, përveç ata në veprimtaritë të cilat janë të nevojshme për funksionim të papenguar të shtetit, dolën mendime të tjera për të cilat ne debatojmë hapur. Si bartës të vendimeve duhet të përballemi me numrat dhe realitetin dhe prej këtu mendojmë edhe për pjesën e punës së qendrave tregtare”, tha Shahpaska në përgjigjen e pyetjes gjatë prezantimit të sotëm të Planit Operativ të Programeve Aktive 2021.

Analizat dhe numrat, siç tha, flasin se qendrat tregtare më shumë se 50 për qind të fitimit të tyre javor e bëjnë pikërisht të dielën.

“Këto janë numra seriozë të cilat janë kontribut i ekonomisë gjithëpërfshirëse në shtet, ndërsa nëse shihen edhe argumentet për shoping turizmin e qytetarëve nga shtetet tona fqinje edhe ato numra nuk duhet të mos merren parasysh”, potencoi Shahpaska.

Related posts

Dalja në zgjedhje në Komunën e Likovës

Admin

Haraçina me 49 për qind dalje në zgjedhjet për kryetar komune

Admin

Arben Taravari pas votimit: Do të festojmë të gjithë së bashku

Admin

Stoev: Formimi i partisë së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut është mënyra e vërtetë për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Admin

Dalja në zgjedhje në Komunën e Tearcës

Admin

KSHZ merr vendim: Do të vazhdohet të votohet deri në orën 19:30

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com