2.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Sërish lëvizje të refugjatëve dhe emigrantëve në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë afër Idomenit

Vetëm të martën, policët nga Maqedonia e Veriut kthyen në vendin tone 300 persona të cilët ilegalisht e kaluan vijën kufitare, shkruan portal informues I Selanikut “Testudej” dhe komenton se sërish po rriten valët e refugjatëve dhe emigrantëve në kufirin me Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë afër Idomenit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në tekstin e marrë edhe nga medium të tjera onllajn, portal shkruan se është taktikë e zakonshme e “push back”, përkatësisht kthimit prapa të emigrantëve nga ana e Maqedonisë.

Paralelisht, gazetari shton se Idomeni disa ditë është pa automjete patrulluese policore, sepse tre automjetet që ishin në dispozicion, tani janë të përfshira në kontroll të masave për Kovid-19.

“Sërish kemi problem, posaçërisht tani kur nuk ka patrulla policore. Me trena dhe në këmbë vijnë deri në Idomeni dhe të fshehur në fusha presin mundësinë për ta kaluar rrethojën”, thotë kryetarja e bashkësisë lokale të Idomenit për “Testudej”.

Në mediumet në Greqi, posaçërisht në ato të Selanikut, kohë pas kohe ka tekste për lëvizje të shtuar të emigrantëve dhe refugjatëve në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut të cilët deri në Idomeni arrijnë në këmbë ose pasi që ilegalisht ngjiten në automjete ngarkuese. Në mënyrë të nejjtë siç arritën edhe viteve të shkuara, duke e përdorur rutën ballkanike për të arritur drejt ndonjë vendi në Evropën qendrore apo veriore.

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Admin

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Admin

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Admin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takime me qytetarët e Peshtanit, Raçës, Elshanit

Admin

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com