9.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Serbia do të dërgojë vaksina edhe në Mal të Zi

Të mërkurën në Mal të Zi do të mbërrijë kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit të cilat janë dhuratë nga Serbia.

Ministrja e Shëndetësisë në Mal të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviq konfirmoi se 2,000 dozat e vaksinës ruse Sputnik V do të mbërrijnë nga Serbia të mërkurën.

“Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ajo.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se kishte rënë dakord me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, mbi detajet e pranimit të vaksinave.

Abazoviq i tha gazetës “Vijesti” se “Qeveria e Malit të Zi shpreh mirënjohje të thellë për këtë gjest njerëzor”.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, Mali i Zi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe të gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech.

Mali i Zi, i cili renditet i pari në rajon me 1,376 të infektuar me koronavirus për 100,000 banorë, është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19./REL/

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com