33.3 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Rajoni

Selaniku dhe Serres në karantinë

Shifrat alarmante të ditëve të fundit me raste pozitive me Covid-19, kanë bërë autoritetet greke të marrin vendim drastik.

Mësohet se qytetet e Selanikut dhe Serres kanë kufizuar lëvizjen. Qarkullimi do të jetë i ndaluar nga ora 21:00 e darkës deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Qytetarët do të dalin nga shtëpia vetëm në rast nevojash shëndetësore dhe jetike.

Shkollat fillore do të qëndrojnë të hapura, ndërsa shkollat e mesme dhe universitetet do ta zhvillojnë mësimin online. Farmacitë, karburantet dhe supermarketet do të jenë gjithashtu të hapura.

Ligji ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të jetë i vlefshëm për dy javët në vazhdim.

Ditën e djeshme vetëm në Selanik u raportuan 449 raste pozitive.

Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron mbi 42 mijë të infektuar dhe 644 viktima.

Related posts

Krivokapiq i bindur se qeveria e Malit të Zi do të zgjidhet më 2 dhjetor

admin

Shqiptari Abazoviç kandidat për ministër të Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër të Malit të Zi

admin

A do të hyjë në agjendë këtë muaj liberalizimi i vizave për Kosovën?

admin