14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni

Sela: Qoftë i fundit ky nëntor i mbushur plot me dhimbje

Shkup, 28 nëntor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar shqiptarët për 28 nëntorin, ditën e flamurit.

Sela në telegram urimin e tij ka dëshiruar që ky nëntor i mbushur plot me dhimbje, lot, trishtim e pikëllim të jetë i fundit për shqiptarët.

Të gjejmë forcën që së bashku të nxjerrim mësim, të reflektojmë dhe të ringrihemi për tu bërë më të fortë se kurrë. Të kujtojmë të kaluarën e lavdishme, të mbrojmë dhe të punojmë për të ardhmen. Të ruajmë ndjenjën e përgjegjësisë duke hapëruar drejt sfidave të reja, që të shohim veten tonë më të ndritur, më të ngritur, më të lirë e të barabartë.

Gëzuar dhe për shumë mot festa e Flamurit, ka shkruar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Related posts

Gjykata e Apelit e liron nga burgu Sasho Mijallkovin me garanci prej 11 milionë eurove

admin

Java e CEFTA 2021

admin

Ambasadorja gjermane Holshtajn në vizitë në Kumanovë

admin