12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Shkup, 12 prill, Zhurnal.mk – Lideri i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela i është kundërpërgjigjur deputetit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili tha se Sela manipulon me shifrat e shtetësisë.

Siaps tij, para se të flasë për Ligjin për shtetësi, Ademi duhet të japë përgjigje për atë se pse qytetarët nuk kanë shtetësi.

“Ata duhet të përgjigjen se pse këta qytetarë kanë mbetur pa shtetësi, e jo të shkaktojë kakofoni”, tha Sela.

Sipas të dhënave që ia kanë dhënë përfaqësuesit e institucioneve në takim, tha Sela më tej, rezulton se “nga 2003 janë diku 3 mijë banorë që kanë marrë shtetësi”.

Është përgjigjur edhe për pjesën, ku Ademi thotë se Sela po manipulon me numrat.

“Nëse është edhe një qytetarë, ai qytetarë duhet të mos mbetet pa drejtët për vend pune për sigurim shëndetësor dhe pa të gjitha të drejtat tjera që burojnë nga momenti kur e merr shtetësinë”, tha Sela, transmeton TV21.

Ka dërguar edhe porosi të tjera deri te BDI-ja.

“Mos të tregojnë nervozizëm dhe nuk kanë nevojë të rijnë të dera kur ne bëjmë konferenca, dhe as të qëndrojnë prapa derës kur ne bëjmë takime”, tha Sela.

Related posts

Dalja në zgjedhje në Komunën e Likovës

Admin

Haraçina me 49 për qind dalje në zgjedhjet për kryetar komune

Admin

Arben Taravari pas votimit: Do të festojmë të gjithë së bashku

Admin

Stoev: Formimi i partisë së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut është mënyra e vërtetë për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Admin

Dalja në zgjedhje në Komunën e Tearcës

Admin

KSHZ merr vendim: Do të vazhdohet të votohet deri në orën 19:30

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com