9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Sela: Dënimi i protestuesve në Tetovë është skandal (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës së Tetovës, e cila sot shpalli vendimin për protestuesit për tragjedinë e 8 shtatorit.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Sela tha se dënimet që u shpallën sot, i ngjajnë metodave të regjimeve totalitare që mundohen përmes frikësimit të qytetarëve të ruajnë pushtetin.

“Natyrisht që ata as nuk duhej të ishin në bankën e të akuzuarve sepse thjesht protestuan dhe nuk pamë ndonjë dhunë nga ana e tyre. Këto janë metoda të regjimeve totalitare që janë nga fundi dhe mundohen vetëm përmes frikësimit të qendrojnë edhe një ditë më tepër në skenën politike. Është skandal në vetvete të dënosh qytetarë të cilët kanë të drejtën legjitime për të protestuar në ndërkohë që kalojnë muaj dhe nuk pamë asnjë në bankën e të akuzuarve dhe asnjë dorëheqje, të paktën të karakterit moral lidhur me ndodhitë ku u dogjën të gjallë 14 njerëz në Tetovë”, tha Sela për gazetën LAJM.

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com