14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Seanca plenare maratonë/ Kuvendi shqyrton sot projektligjin për buxhetin 2022, ja çfarë pritet

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot në seancë plenare projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”. Në seancën e së hënës, Kuvendi do të shqyrtojë disa projektligje.

Gazetari Ergys Gjençaj, raportoi për “BalkanWeb”, se çfarë pritet të ndodhë në këtë seancë maratonë. Ai tha se deputetët do të jenë të lirë të flasin pa kohë të përcaktuar, ndërsa përfundimi i seancës është parashikuar të jetë ditën e nesërme.

Pritet të ketë gjithashtu debate mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë çështje. Nuk përjashtohet mundësia sipas gazetarit që të ketë ndryshime në buxhet ditën që do të jetë seanca e votimit, e parashikuar më datë 25 nëntor.

Sakaq, në rendin e ditës, janë projektligji “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.

Related posts

“BE do vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë”/ Soreca: Duhen shtuar përpjekjet në luftën ndaj pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimeve mjedisore

admin

Basha nxjerr videon: Besa ime është për çdo demokrat e çdo shqiptar, siç ka qenë ditën e parë. Besa e vetme që kam lidhur me Sali Berishën kur kam qenë 17 vjeç

admin

Dhjetë pikat që shpjegojnë se si funksionon skema e mashtrimit të Call Centrave në Shqipëri

admin