22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Sanksionohen 191 shoferë për vozitje të shpejtë

Shkup, 18 nëntor – Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë ditës së djeshme ka realizuar kontrollin të përforcuar aksionar në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin më shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 191 shoferë.

Nga këto, siç theksohet, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më të madhe se shpejtësia e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Kështu, 76 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 115 jashtë vendit të banuar.

Nga MPB-ja theksojnë se kontrollet e intensifikuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.

Related posts

Arrestohen dy të dyshuar në aeroportin e Prishtinës, tentuan të udhëtojnë me dokumente të falsifikuara

admin

Arrestohet 39 vjeçari në Ferizaj, goditi disa herë bashkëshorten e tij

admin

Kosovë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur Ismet Peja

admin