20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Sadiku: Rreth 20 të vdekur në aksident janë nga Komuna e Studeniçanit

Shkup, 23 nëntor – Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku deklaroi se nga numri i përgjithshëm i të vdekurve në aksidentin në Bullgari, rreth 20 persona janë nga vendbanimet e kësaj komune.

Ai theksoi se si kryetar do të kërkojë që hetimi të shkojë deri në fund dhe të gjenden shkaqet duke theksuar se qeveritë e të dyja shteteve duhet të punojnë në gjetjen e shkakut të tragjedisë.

“E gjithë familja: një nënë me katër fëmijë dhe nusja tjetër me dy fëmijë janë me origjinë nga fshati Moranë. Shkak tjetër që jemi të pikëlluar dhe nuk kemi fjalë se si të shprehim keqardhjen tonë është kolegu ynë i cili punon në Shërbimin për Evidencë Amë në Shkup, i cili me bashkëshorten e tij humbi jetën. Kemi edhe mësuese nga shkolla ‘Naim Frashëri’ nga Studeniçani, gjithashtu me fëmijë të mitur humbi jetën. Ka edhe të vdekur nga Koliçani i Poshtëm”, tha Sadiku.

Sadiku potencoi se sipas informacioneve të cilat i ka, nga shtatë të mbijetuarit, katër janë nga Koliçani i Poshtëm.

“Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne, për gjithë shtetin dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Studeniçanit së pari të afërmve të të vdekurve iu shpreh ngushëllime të thellë, Zoti ju dhëntë sabrin që ta mbijetojnë këtë dhimbje, të vdekurit të shpërblehen me Xhenet. Në këtë dhimbje të madhe, njeriu nuk mundet të gjejë fjalë se si ta thotë keqardhjen dhe dhimbjen. Ditë zie për gjithë shtetin, e veçanërisht për komunën tonë”, tha Sadiku. 

Related posts

Filipçe: Instituti për radiologji në Shkup furnizohet me dy aparate për rezonancë magnetike me fuqi 3 Tesla

admin

Analistët për situatën e re politike fajësojnë Zaevin

admin

Taravari: Qeveria me Alternativën nuk do të jetë e qëndrueshme

admin