1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Auto

Sa kushton servisimi i një Bugatti Chiron? Vetëm fshesat e xhamit janë 4.000 dollarë

Një prej veturave më të shpejta dhe të shtrenjta në botë, Bugatti Chiron ëht vështirë për t’u mirëmbajtur nëse nuk i keni xhepat e thellë – duke marrë parasysh se të gjitha pjesët janë të punuara me porosi dhe disa prej tyre janë unike.

Kur një veturë kushton 2.5 milionë dollarë, është e natyrshme që kostoja e mirëmbajtjes nuk është e vogël. Por kjo kompani ka një program global bukur të gjerë që ofron shërbime të ndryshme për Chiron dhe Veyron. Por, sa kushton kjo, transmeton Telegrafi.

Një entuaziast i Bugatti nga Malajzia, Muhammad Al Kavi Zamani, vizitoi sallonin e Bugattit në Singapor për të marrë informacione të detajuara për koston e mirëmbajtjes së Chiron Pur Sport.

E këto shpenzime në Singapor janë konvertuar në dollarë dhe nuk përfshijnë taksat, koston e punës së palodhshme të ekipit të inxhinierëve, transportin dhe taksat rrugore.

Curious to know how much does it cost to own a Bugatti? Let's talk Service and Mantainence of a new 2021 Bugatti Chiron…

Posted by Muhammad Al Qawi Zamani on Tuesday, September 21, 2021

Programi për servisimin e Bugatti përfshin një ekip prej 10 teknikëve dhe inxhinierëve të trajnuar mirë që udhëtojnë nëpër botë dhe servisojnë modelet Chirone dhe Veyrone, e është interesant se janë të qasshëm 24 orë në shtatë ditë.

Servisi i parë kryhet pas 14 muajve apo 16.000 kilometrave të përshkuara, dhe fillon me ndërrimin e vajit, filtrave të vajit dhe plotë detaje tjera. Çmimi për një shërbim të tillë është 24.979 dollarë. Mendoni se është shumë?

Ndërrimi i pllakave dhe disqeve të qeramikës për frena kushton 58.952 dollarë. Çdo 16 deri në 18 muaj duhet të ndërroni gomat që kushtojnë shumë, për shembull Michelin Pilot Sport PAKS apo Michelin Pilot Sport Cup 2 KSL kapin vlerën e 8.000 dollarëve amerikanë.

E pasi që kalojnë 48 muaj që e keni në pronësi një veturë të tillë, ndërrohen katër turbo-mbushësit, çmimi i tyre është 25.978 dollarë.

E pasi ta fusni në garazh për servisim duhet ta ndërroni edhe kanalin e ajrimit për 21.982 dollarë, rezervuarin e ri për karburant që kushton 43.963 dollarë dhe pajisen për kalibrim të motorit që gjithashtu është mjaft i shtrenjtë – 183.000 dollarë.

Ndërrimi i xhamit të përparmë kushton 59.949 dollarë, e vetëm fshesat e tyre janë 3.797 dollarë. Aty është edhe ngjyra Chiron Pur Sport që kushton 55.148 dollarë.

Kur të gjitha këto të përfundojnë, kostoja totale sillet diku rreth 477.498 dollarë. Por, keni parasysh se në këtë çmim nuk përfshihen TVSH-ja, punëdore, transporti, taksat rrugore të Bugattit deri në garazhin për servisim.

Related posts

Volkswagen do të prodhojë sivjet të njëjtin numër veturash si në vitin 1958

Admin

Aventador nuk është më në ofertën e Lamborghini

Admin

Chevrolet ngroh atmosferën përpara prezantimit të Corvette Z06

Admin

Volkswagen prezanton konceptin e robo-taksisë OnePod

Admin

Xiaomi nga viti 2024 fillon me prodhimin e veturave elektrike

Admin

Australiani u përpoq fizikisht të mbronte Toyota Supra

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com