DailyNews.mk
Politika

Ruskoska kërkon arrest për kumbarin e Gruevskit dhe ngrirje të pronës

Prokurorja Vilma Ruskovska sot nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Penale në Shkup ka kërkuar arrest dhe ngrirje të pronës për të dyshuarin Risto Novaçevski i cili u akuzua për veprën penale “pastrim parash” me të cilat ka blerë toka në Vodno.

“Hetimi ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe ka filluar në ish PSP-në, ndërsa në muajt e fundit është vazhduar në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bëhet fjalë vetëm për një vepër penale “pastrim parash dhe vepra tjera ndëshkuese” sepse parashikimi tashmë është vjetëruar. Për momentin të dyshuar janë gjashtë persona”, deklaroi Ruskoska para Gjykatës Penale.

Ajo saktëson se për momentin të dyshuar janë vetëm persona fizik dhe shtoi se tani për tani në hetim nuk ka person juridik të dyshuar.

Në këtë lëndë përveç Novaçevskit të dyshuar janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Nenad Josifovski, Jordan Kamçev dhe nëna e tij Ratka Kamçeva.

Related posts

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal do ta prezantojë Barometrin Ballkanik 2021

NEFAIL EMINI

Përmbledhje/ Maqedonia V dhe Shqipëria të zhgënjyera nga BE-ja, thonë se bënë gjithçka që duhej

NEFAIL EMINI

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

NEFAIL EMINI

Gjenerali Uollters: Kontributi i Maqedonisë së Veriut në NATO me rëndësi vitale

NEFAIL EMINI

SHBA-të të dëshpruara që BE nuk miraton kornizën negociuese me Shkupin

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More