20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Rusia regjistron rekord ditor të rasteve me COVID-19, vetëm në Moskë infektohen 5,261 persona

Rusia ka regjistruar një rekord ditor sa i përket rasteve të infeksionit me COVID-19.

Sipas medieve ruse, përcjell Telegrafi, në 24 orët e fundit janë infektuar 18,665 persona, prej të cilëve 245 prej tyre kanë vdekur, ku numri total i të vdekurve ka arritur në mbi 28 mijë.

Nga numri i të infektuarve, 5,261 janë në Moskë, duke çuar shifrën totale të infektuarve në mbi 1.64 milion persona.

Ditë më parë, Ministria ruse e Shëndetësisë u ka dërguar një urdhër mjekëve dhe institucioneve mjekësore, duke u kërkuar atyre të koordinojnë çdo koment publik mbi pandeminë COVID-19.

Po ashtu, një punonjës shëndetësorë në Rusi ka zbuluar pasojat e pandemisë që është përhapur në masë të madhe në vend, duke filmuar kufomat e mbështjella në morg.

“Kufoma kudo, kufoma”, dëgjohet duke thënë ky burrë derisa ecte në korridorin e hapësirës ku futen kufomat.

Videoja është filmuar në qytetin siberian Novokuznetsk, rreth 480 kilometra nga kufiri me Kazakistanin, në kohën kur Rusia po ballafaqohet me një valë tjetër të COVID-19, pavarësisht se tërë kohën Kremlini pretendon se ka zbuluar vaksinën kundër COVID-19 dhe thotë se ka filluar të japë efektet e para “pozitive”.

Related posts

Benon dënohet për mosrespektim të Kongresit

admin

Hungaria kritikohet për ligjin kundër migrantëve

admin

SHBA-ja akuzon Kinën se nuk po respekton zotimet për tregti të lirë

admin