9.8 C
Skopje, NM
24/10/2021
DailyNews.mk
Bota Editor's Picks

Rusia, përplasje me Holandën/ Moska dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë si përgjigje ndaj të njëjti veprim që bënë muajin e kaluar autoritetet holandeze me dy diplomat rusë.

Njoftimin e bëri ministria e jashtme ruse, e cila tha se “e udhëhequr nga parimi i reciprocitetit”, kishte thirrur në një takim të ngarkuarin me punë të Holandës, Joost Reintjes, dhe e ka informuar mbi vendimin. Përplasjet mes Holandës dhe Rusisë, nisën në 10 dhjetor pasi Shërbimi i Përgjithshëm për Siguri dhe Inteligjencë i Holandës (AIVD) tha se po dëbonte dy rusë të paidentifikuar, të cilët po përpiqeshin të siguronin informacione mbi inteligjencën artificiale dhe nanoteknologjinë.

Shërbimi holandez shtoi se dy personat punuan për agjencinë e inteligjencës civile të Rusisë, të njohur si SVR. Asokohe ambasada ruse në Hagë protestoi, duke thënë se Holanda nuk kishte paraqitur asnjë provë të veprimeve të paligjshme nga diplomatët në fjalë. Ministria e Jashtme ruse iu rikthye edhe një herë atyre akuzave duke I cilësuar si “shpifje të pabazuara”. Dy diplomatëve holandezë u janë lënë dy javë kohë për tu larguar nga Rusia.

Related posts

Kina publikon dokumentin e pozicionit mbi bashkëpunimin me OKB-në

Admin

Gastronomët protestojnë në mbrëmje para Qeverisë

Admin

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Admin

Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, një prej tyre ushtarak

Admin

Braziliania 12-vjeçe vret babanë polic për t’u bërë e famshme

Admin

Numër rekord i ndalimeve në kufirin SHBA-Meksikë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com