15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Rusia dhe Irani, ndër shtetet kyçe që praktikojnë shtypjen jashtë shtetit

Rusia dhe Irani janë renditur në mesin e shteteve më autoritare në botë, duke shtrirë taktikat e tyre të shtypjes edhe në shënjestrat jashtë shtetit, është thënë në raportin e ri të organizatës Freedom House.

Raporti, i publikuar më 4 shkurt, vlerëson se Qeveria ruse kryen aktivitete tejet agresive të shtypjes edhe jashtë shtetit, duke u varur “shumë” në vrasjet si mundësi për të shënjestruar personat që kanë jetuar më parë në këtë shtet, si dhe individë tjerë që konsiderohen kërcënime nga Kremlini.

Fushata ruse besohet se përbëhet nga shtatë prej 26 vrasjeve apo tentim-vrasjeve të identifikuara në gjithë botën, ka thënë organizata joqeveritare me bazë në Shtetet e Bashkuara, e cila ka hartuar raportin për periudhën 2014-2020.

Ky grup ka thënë se regjimi iranian ka qenë i lidhur me pesë vrasje apo tentim-vrasje në tri shtete, derisa komplotet janë parandaluar në të paktën dy shtete tjera. Fushata iraniane është thënë se ka shënjestruar disidentë dhe gazetarë, që autoritetet i kanë parë si “terroristë”.

Pakistani, Azerbajxhani dhe pesë republikat e Azisë Qendrore – Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani – janë disa prej shteteve që shënjestrojnë individët e tyre edhe jashtë territorit shtetëror, duke përdorur taktika si sulme, ndalime dhe dëbime të paligjshme.

Sipas raportit, aktivistët për të drejta të njeriut, disidentët si dhe familjet e tyre “përballen me një model të dhunës dhe kërcënimit nga regjimet autoritare, të cilave shpresojnë t’iu shmangin kur të largohen jashtë shtetit”.

Freedom House ka thënë se prej vitit 2014 janë kryer rreth 608 raste të shtypjes fizike kundër viktimave në 79 shtete nikoqire.

Kina “kryn fushatën më të sofistikuara të shtypjes në botë”, ka thënë raporti.

Ruanda, Arabia Saudite dhe Turqia, janë identifikuar po ashtu si shtete lidere në shënjestrimin e shtetasve të tyre jashtë territorit që kanë.

“Shkalla dhe dhuna e këtyre sulmeve vënë në pak rrezikun me të cilin përballen këta njerëz edhe pasi t’i ikin shtypjes”, ka thënë presidenti i Freedom House, Michael Abramowitz, duke shtuar se dhënia fund e këtyre praktikave është “vitale për mbrojtje të demokracisë”.

Kur bëhet fjala për Kremlinin, raporti citon rastin e ish-zyrtarit të inteligjencës, Alexander Litvinenko, i cili ka vdekur pas helmimit me rrezatim në Londër më 2006, ndërkohë që agjent nervor është përdorur edhe në tentim-vrasjen e ish-zyrtarit të inteligjencës, Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Angli më 2018.

“Minimumi, në Ukrainë, Bullgari, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar, Kremlini ka treguar gatishmëri për të vrarë ata që i konsideron armiq jashtë”, është thënë në raport.

Rusia është përgjegjëse për 38 për qind të të gjitha lajmërimeve të kuqe në botë, duke e kthyer këtë shtet në “ më abuzuesin” në sistemin e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, të cilin Freedom House ka thënë se Kremlini e shfrytëzon për të ndaluar dhe ngacmuar të ikurit.

Rusët jashtë shtetit, të cilët janë të përfshirë në opozitë politike, përballen edhe me “vëzhgim dhe fushata tjera sofistikuese të hakimit”, të cilat janë të lidhura me institucione kulturore të cilët veprojnë jashtë shtetit, duke përfshirë Kishën Ortodokse Ruse, me qëllim të rritjes së ndikimit te diaspora ruse.

Teherani, në anën tjetër, ka përdorur në disa raste “kombinim të presionit bilateral dhe kooptimit te institucionet e shteteve tjera, me qëllim të ndalimit dhe dëbimit”, është thënë në raport, duke shtuar se autoritetet iraniane kanë përdorur po ashtu INTERPOL-in për të mos lënë rehat të mërguarit jashtë shtetit “ndonëse mungesa e pavarësisë së gjyqësorit në këtë shtet mund të kufizojë kredibilitetin e njoftimeve që bën”.

Sipas raportit, shteti iranian përdor edhe taktika tjera për t’iu bërë presion atyre që janë të përfshirë në opozitë apo gazetari të pavarur, përfshirë fushata sikurse ato të krijimit të faqeve të rreme, të cilat pasqyrojnë ato reale, apo bërjen e deklaratve të rreme kinse nga gazetarët, me qëllim të diskreditimiit të tyre.

Në janar të vitit 2020, Reporterët pa Kufij ka thënë se 200 gazetarë iranianë që jetojnë jashtë shtetit, janë kërcënuar, përfshirë 50, të cilët kanë pranuar kërcënime me vdekje.

Këto kërcënime janë kryesisht të lidhura me kërcënim të familjarëve të këtyre personave brenda Iranit.

Mes tjerash është përmendur edhe se autoritetet iraniane kryejnë fushata të sofistikuara të spiunimit.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com