19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Rukiqi: Mosmiratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike mund të shkaktojë dëme të pariparueshme

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka vlerësuar se vonimi i miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, rrezikon që vendin ta shpije në një kolaps ekonomik.

Ai thotë se dëmet që mund të shkaktohen nga vonesa e miratimit të këtij projektligji,siç janë mbyllja e bizneseve apo humbja e vendeve të punës, do të jenë të pariparueshme.

“Sa më shumë që po vonohet votimi i Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, kriza po thellohet, dhe pastaj kur të fillohet është shumë vështirë të rikuperohet. Disa dëme janë të pariparueshme. Nëse vijmë në situatë për tu mbyllur mijëra biznese, dhe mijëra vende pune, ato nuk i rregullon asnjë ligj dhe përkrahje financiare. Ne jemi në fazë shumë delikate dhe e secila ditë po bëhet më e vështirë”, tha Rukiqi.

Ai ka kritikuar deputetët e Kuvendit, që sipas tij, nuk kanë vullnet për ta miratuar projektligjin. Rukiqi thotë se mirëqenia e tyre dhe militantëve që kanë punësuar nuk është rrezikuar, por, se shumica e qytetarëve janë prekur nga kriza që ka shkaktuar pandemia.

“Ajo që unë po shoh te skena politike është dështimi për ta lexuar situatën. Shumica prej tyre nisen prej një pozicioni komod që e kanë. Përderisa ata nuk janë të ndikuar nga kriza, për këtë pjesë të skenës politike pozitë dhe opozitë, nuk ka një lloj urgjence për të vepruar. Situata është shumë ma ndryshe se është shkaktuar nga pandemia dhe janë globale. Këto raste i kemi këtu dhe mund të shumëfishohen dhe pastaj nëse nuk intervenohet në kohën e duhur me mekanizma të duhur ne do ta shohim një kolaps ekonomik shumë shpejt”, shtoi Rukiqi.

Sipas Rukiqit nëse nuk kalon ligji duhet të diskutohet për mekanizma të tjerë.

“Bizneset nuk kanë mundësi ta paguajnë pagën që e kanë paguar para pandemisë. Normalisht kjo do të shkaktojë pakënaqësi, por pagat nuk mund të mbesin artificialisht të larta sidomos kur kemi rënie të qarkullimit dhe shpenzimet mbesin të njëjta. Kam pritur që do të ketë përkrahje për likuiditetin e kompanive dhe do të ketë rritje të fuqisë blerëse dhe gjendja deri në fund të vitit do të përmirësohet. Tani jemi në një status kohë edhe te vendimet e qeverisë edhe tek bizneset mirëpo nëse veç shihet që nuk kalon ligji atëherë duhet të fillojmë me diskutu mekanizma tjerë. Është marrë vendim i duhur për likuiditetin e kompanive që shkon për pagat e punëtorëve dhe iu shpërndahet kompanive të cilat realisht do ta kenë më të lehtë ti paguajnë pagat e punëtorëve”, u shpreh Rukiqi.

Related posts

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

NEFAIL EMINI

Pesë fakte interesante nga ekonomia zvicerane

NEFAIL EMINI

Vucic pas miratimit të rezolutës për Srebrenicës: Serbëve në Mal të Zi, iu them ‘kokën lart’

NEFAIL EMINI

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Turqisë

NEFAIL EMINI

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

NEFAIL EMINI

Petar Petkovic: Kurti ia përsëriti disa herë Vuçiqit se Serbia duhet ta njohë Kosovën

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More