15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Rudina Hajdari “mbron” PD/ Opozita bojkoton Kodin Zgjedhor

Për herë të parë opozita parlamentare ka bojkotuar diskutimin për kodin zgjedhor duke detyruar mazhorancën të bëjë një hap pas.

Ajo që ra në sy ishte pozicioni i Rudina Hajdarit, e cila mbrojti partinë demokratike e aleatët e saj, duke këmbëngulur që parlamenti të ndërpresë diskutimet derisa të arrihet një konsensus në këshillin politik. Ndërsa argument i Ps ishte që komisioni i ligjeve duhet të diskutojë e miratojë një draft i cili më pas i çohet këshillit.

RUDINA HAJDARI

DEPUTETE

“ Ne duhet ta ndalojmë këtë mbledhje dhe të biem në Këshillin Politik dhe më pas të vijmë këtu dhe të përfshijmë pikat e opozitës jashtëparlamentare. Po bëni një gabim shumë të rëndë, nëse keni dëshirë ta bëni me frymë bashkëpunimi dhe konsensusi siç e do praktika ndërkombëtare, atëherë ju duhet të tregoni.”

DAMIAN GJIKNURI

DEPUTET I PS

“Zonja Hajdari për herë të parë ka ndryshuar mendim për Këshillin Politik. Opozita jashtëparlamentare ka ngritur vetëm një çështje, çështjen e koalicioneve. Hajde diskutojmë për listat, debati për koalicionet e ezauruar. Për çështjet e listave të hapura nuk kanë shprehur akoma, të gjithë argumentet përqendrohen te koalicionet. Ky proces do vazhdojë këtë por nuk e ndërpret as diskutimin në Këshillin Politik.”

Pas bojkotit të deputetëve të opozitës parlamentare mazhoranca vendosi ta shtyjë mbledhjen dhe diskutimin e kodit zgjedhor nen për nen.

ULSI MANJA

KRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

“Ne ta ndërpresim mbledhjen e komisionit të ligjeve për t’iu dhënë më shumë kohë propozuesve të dakordësohen mes vetes, por jo për arsyen që të presim mbledhjen e këshillit politik”

Moment që ka bashkuar për herë të parë deputetët që nuk dorëzuan apo pranuan mandatet me Pd e Lsi, është propozimi i për hapjen e plotë të listave të kandidatëve për deputet.

MYSLIM MURRIZI

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR “DEMOKRAT”

“Edhe drafti i bashkimit sovjetik nëse është për të hapur listat jam dakord që të merret dhe të diskutohet, jo me i partisë demokratike.”

Nesër debati për reformën zgjedhore do të transferohet në mbledhjen e këshillit politik ku debati pritet të jetë i fortë për hapjen e listave por veçanërisht për modelin e koalicioneve

Related posts

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

NEFAIL EMINI

David Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje Kosovë-Serbi

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Optimizëm para samitit të BE-së, Shkupi shpreson Sofja të reflektojë nga presioni ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

Ministres serbe të Punës i ndalohet hyrja në Kosovë

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More