15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Ruçi pret Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë së Rumanisë: Jeni, referencë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë dhe Mjedisit të Bisnesit të Rumanisë, Liviu Rogojinaru, dhe delegacionin që e shoqëronte.

Në takim mori pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, si edhe Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Mircea Perpelea.

Ruçi shprehu mirënjohjen për ndihmën e menjëhershme që Qeveria rumune i ofroi Shqipërisë pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku qeveria rumune ishte nga të parat që dërgoi ekipet e kërkim-shpëtimit si dhe ekspertë të verifikimit të dëmeve në ndërtesa.

“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rumanisë janë shumë të mira, të mbështetura edhe në lidhjet historike midis dy popujve, por nevojitet progres i mëtejshëm, me hapa praktikë për avancimin e marrëdhënieve politike në nivele të larta si edhe të bashkëpunimit ekonomik e të tregjeve. Rumania është gjithashtu një pikë referimi për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe ne po mësojmë nga përvoja e saj. Ne shprehim kënaqësinë që Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vuri në dukje se “Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Rumanisë duhet dhe mund të thellohet e zgjerohet në shumë aspekte, por me prioritet duhet të rrisim bashkëpunimin në sektorin e turizmit, transportit dhe energjisë, të cilat janë sektorë të rëndësishëm për të dy ekonomitë tona”.

Sekretari i Shtetit, Liviu Rogojinaru, theksoi se Rumania e konsideron Shqipërinë një partner të rëndësishëm dhe do të vazhdojë të ndihmojë integrimin e saj europian. “Ju duhet të mësoni nga përvoja si edhe nga gabimet tona, në mënyrë që të ecni më shpejt drejt BE-së. Gjithashtu, ne duhet të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik e tregtar, në kuadrin edhe të masave të Qeverisë së Rumanisë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis vendevetë Ballkanit”, theksoi Sekretari i Shtetit Rogojinaru.

Related posts

David Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje Kosovë-Serbi

NEFAIL EMINI

Ministres serbe të Punës i ndalohet hyrja në Kosovë

NEFAIL EMINI

Albin Kurti sot para deputetëve do të raportojë mbi ecurinë e dialogut me Serbinë

NEFAIL EMINI

Qeveria e Kosovës: Deklarata e përbashkët u tërhoq nga Edi Rama

NEFAIL EMINI

Ambasadori rus në Serbi: Asnjë vendim për Kosovën pa mbështetjen e Këshillit të Sigurimit

NEFAIL EMINI

Zdravko Krivokapiq: Kisha informacione se po përgatitej arrestimi im pas kthimit nga Beogradi

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More