39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Kosovë Rajoni

RTK hap konkurs për Bordin e ri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, rreth dy javë më parë kanë shkarkuar veç e veç secilin nga tetë anëtarët e Bordit të RTK-së, ku ky institucion tashmë ka shpallur konkursin për anëtarët e rinj.

Emrat e anëtareve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.Ndërkaq, më shpalljen e konkursit të ri mundësohet që çdo individi i cili i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara me Ligjin për RTK-në që të aplikoj për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Në bazë të Nenit 26 të Ligjit për RTK-në, procedurat për aplikim janë të paraqitura në vijim:

Pas shpalljes publike, RTK-ja i vë në dispozicion të gjithë të interesuarve Pakon për Aplikim (të cilën e gjeni duke klikuar KËTU) e cila përmban të gjitha udhëzimet e nevojshme për aplikim.

Kandidatët e interesuar duhet bashkëngjitur edhe dokumentet në vijim:

Një kopje të CV-së;

Një Letër Motivuese;Një kopje të letërnjoftimit;

Një kopje të certifikatës së lindjes;

Dëshmitë e kualifikimit;

Dëshmi që nuk është nën hetime;re letra të referencës.

Afati për dorëzimin e Aplikacioneve: Dorëzimi i dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim për anëtarë të Bordit të RTK-së, mund të bëhet prej datës 19 Korrik 2021 deri më 02 Gusht 2021, deri në orën 16:00.

Aplikacionet duhet të dorëzohen personalisht (jo përmes postës elektronike), në kovertë të mbyllur, në ndërtesën e RTK-Televizionit të Kosovës, në Zyrën e Administratës nr. 71, Rr. Xhemajl Prishtina 12, 10000 Prishtinë.

– Pyetjet rreth procedurave dhe kushteve për aplikim, mund të parashtrohen përmes telefonit në 038 230 119 dhe përmes e-mailit në administrata@rtklive.com.

Related posts

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

Admin

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

Admin

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

Admin

Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Admin

Raporti i OSBE për zgjedhjet në Shqipëri, vjen reagimi i parë nga SHBA

Admin

Rama takohet me Zaev, ja axhenda e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More